Messi, 600 gola si profesionist. 100 gola këtë sezon për Barçën

04/03/2018 17:04

Pavarësisht viteve që ikin, Lionel Messi tregon edhe njëherë se është po i njëjti i viteve të fundit që kemi parë, mes spektaklit të golave në aksion e sipër, por edhe nga goditjet e dënimit.

Një të tillë, me topin e palëvizur, “pleshti” argjentinas shënoi edhe këtë të dielë gjatë pjesës së parë të sfidës mes Barcelonës dhe Atletico Madrid, me dy skuadrat që janë të vetmet ndoshta që do të diskutojnë deri në fund titullin kampion në “La Liga”.

Me golin e shënuar sot ndaj “Los Colchoneros”, ylli i argjentinës dhe katalanasve arrin në kuotën e 600 golave si profesionist, nga të cilat 539 i ka shënuar me Barcelonën dhe 61 me Argjentinën.

Për më tepër, Leo Messi arrin një tjetër rekord: plot 100 gola në ndeshjet zyrtare të këtij sezoni me Barçën.

Top Channel