
Ditën e diel dhe të hënë do të luhen ndeshjet e javës së 23-të të Superligës, në një sezon që gjithmonë e më shumë po zyrtarizon skuadrën kampione të këtij viti, edhe pse ka ende 13 javë për t’u luajtur, pasi Skëndërbeu është shkëputur i vetëm në krye me 14 pikë diferencë nga vendi i dytë.
Në ndeshjen e kësaj jave korcarët do të presin në stadiumin e tyre Laçin, një skuadër që pretendon zonën europiane. Ndërkohë në ndeshjet e tjera, me kurreshtje pritet përballja e Partizanit me Teutën në Durrës.
Pas një fitoreje me goleadë me skuadrën e rënë tashmë nga kategoria si Lushnja, të kuqtë do të pretendojnë pikë të plota edhe në këtë transfertë, pavarësisht se skuadra durrsake e drejtuar tashmë nga Begeja, vjen me një moral të lartë pas fitores në Kamëz.
Në ndeshjet e tjera të kësaj jave do të jetë edhe Lushnja-Kukësi, që luhet ditën e dielë, ndërkohë që të hënën Luftëtari do të presë Kamzën dhe Vllaznia, Flamurtarin.
Top Channel