E hënë, 05 Mars 2018
19:43
“Kokaina”, përplasje në Parlament. Hetimi i Tahirit në dorë të Palokës

Pavarësisht se Edi Rama mungonte në Parlament, demokratët bashkuan forcat, për t’i faturuar Kryeministrit autorësinë e kokainës së kapur javën e kaluar në Durrës.

19:40
Shpallet makina më e mirë e vitit 2018 (Foto)

Është zgjedhur makina më e mirë e vitit 2018 në Europë.

19:37
Shoferi i 180 mln eurove! Në shtëpinë e Armando Pezakut: Avokatin e paguan kompania

Armando Pezaku është një nga dy të arrestuarit e vetëm për 613 kilogramët kokainë të kapur në Maminas. 25-vjeçarit i ishte dhënë detyra e shoferit të kamionit, ku ndodhej droga me vlerë 180 milionë euro.

18:58
Vllaznia shpartallon Flamurtarin dhe largon përkohësisht fundin

Vllaznia fitoi 3-0 ndaj Flamurtarit, në një ndeshje të cilën e dominoi që nga fillimi dhe pas të cilës përmirësoi ndjeshëm pozicionin në renditje. Shkodranët iu larguan vendit të parafundit pas 3 pikëve ndaj ekipit bregdetar ndërsa ranë në sy mungesat e shumta.

18:40
Kaluan aksidentalisht kufirin, Turqia mban në burg dy ushtarët grekë

Një gjykatë turke refuzoi të lirojë dy ushtarët grekë, që kaluan aksidentalisht kufirin mes dy vendeve në zonën e Edirnes, të enjten e kaluar.

18:32
Matteo Renzi dorëhiqet nga PD: Gabim që s’votuam në 2017-n

Kryetari i Partisë Demokratike, i qendrës së majtë në Itali, ka dhënë dorëheqjen gjatë një konference për shtyp që ishte parashikuar në orën 17, u shty për në 18 dhe sërish nisi me disa minuta vonesë.

18:26
Ndjekje si nëpër filma në Greqi

Policia greke u vendos në një ndjekje si nëpër filma hollivudianë të një automjeti që lëvizte me shpejtësi në rrugën që lidh Athinën me Lamian.

18:18
Futbolli i sallave, Shqipëria humbet finalen me Maqedoninë

Kombëtarja shqiptare e futbollit të sallave humbi në finalen e turneut ndërkombëtar “Adem Jashari” ndaj Maqedonisë, duke i dhënë mundësinë rivalëve ballkanas të ngrinin lart trofeun.

18:14
Gjermania strehon “armiqtë” e Erdogan

Marrëdhëniet e ftohta mes Turqisë dhe Gjermanisë rrezikojnë të përshkallëzohen edhe më tej, duke risjellë gjuhën e ashpër diplomatike të përdorur para disa muajsh mes Berlinit dhe Ankarasë.

18:13
Superiore, Kamza ndalet sërish. Luftëtari, me sytë nga Europa

Surprizat e Kamzës në Kategorinë Superiore duket se kanë nisur të mbarojnë dhe ekipi i periferisë së kryeqytetit po futet ngadalë në vallen e mbijetesës.

18:01
“Çmenduri” me çmimin e biletave të PSG-Real Madrid

Interesi që ngjall ndeshja e së martës mes PSG dhe Real Madrid duket në shitjen e biletave, të cilat kanë kapur çmime stratosferike.

18:01
Java e demarkacionit, Delawie u bën thirrje deputetëve: Kalojeni në Kuvend!

Kjo është java e duhur dhe afati i fundit që në Parlamentin e Kosovës të kalojë marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi.

17:54
Çfarë i bashkon dy këngëtaret e famshme?

Bebe Rexha dhe Kate Perry, përveç suksesit në muzikë dhe flokëve bjondë, kanë edhe një tjetër të përbashkët midis tyre.

17:23
Pas Oscars mund të shkëmbesh edhe puthje

U fejuan pak muaj më parë dhe duket se tashmë janë më të dashuruar se kurrë me njëri-tjetrin.

17:09
E kuqe si Rita Ora!

Ajo kurrë nuk zhgënjen me pamjen e saj në daljet publike dhe arrin që ti bëjë të gjithë të kthejnë kokën kur parakalon në tapetin e kuq.

16:42
Nxënësi qëllon mësuesin me thikë pas një debati

Një nxënës i klasës së 10 në Shkollën e Mesme Teknike “Shaban Spahija” në Pejë ka qëlluar me thikë mësuesin e tij.

16:10
“Më prit kur të vijë ora ime”, letra prekëse për Astorin…

Ndarja nga jeta e kapitenit të Fiorentinës ka qenë një goditje e rëndë për futbollin italian, por jo vetëm.

16:02
Modelja zbulon fytyrën e dëmtuar pas operacionit plastik

“The Sun” ka publikuar fotot ekskluzive ku shfaqet Katie Price, e cila për herë të parë ka zbuluar fytyrën e saj të re pasi iu nënshtrua një operacioni të dytë për të rregulluar botoksin e ‘dështuar’ shtatorin e vitit të kaluar.

15:49
Kush e frymëzon Kim Kardashian?

Një personazh i filmave të animuar, është bërë shkaku që Kim Kardashian ka lyer flokët e saj ngjyrë rozë.

15:41
Cardi B zhvishet “aksidentalisht”

Rreperja Cardi B këtë fundjavë në Florida, thuajse është bërë pjesë e një incidenti për shkak të veshjes së saj.

15:33
Pezull kandidatët për Kushtetuesen, Manja: KED nuk duhet të mblidhet pa veting

Çështja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese mbetet pezull, pasi Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, sipas Ulsi manjës nuk duhet të mblidhet pa kaluar vettingun.

15:31
Mësim dhe ushqim në klasë, nis nga shkollat e Tiranës projekti pilot

Në shkollën “Ardian Klosi” mësimi fillon në orën 8.00 të mëngjesit. Nxënësit e ciklit fillor e mbarojnë mësimin në orën 11.30, ndërsa në orën 12.00 përgatiten për të ngrënë drekën, që e kanë marrë me vete nga shtëpia.

15:25
Ylli i Harry Potter tatuazh kundër ngacmimeve seksuale

Në eventin e organizuar pas ceremonisë së çmimeve Oscars, morën pjesë artistë të shumtë të cilët impresionuan me veshjet e tyre.

15:24
Zbardhen emrat e anëtarëve të komisionit hetimor për çështjen “Tahiri”

Top Channel zbardh emrat e komisionit hetimor për çështjen “Tahiri”.

15:21
Hapen portat e hidrocentraleve, nis përmbytja në fshatin Obot të Shkodrës

Në Obot të Shkodrës janë përmbytur 700 hektarë tokë bujqësore si dhe një pjesë e rrugës. Mëngjesin e së hënës u deshën mjetet e ushtrisë për të zhvendosur disa banorë pasi rruga u përmbyt dhe për këtë situatë në njësisë administrative ana e malit fajësojnë shkarkimet nga hidrocentralet.

15:21
Pesëfishohen lejet për hotele

Lehtësirat fiskale të qeverisë, por edhe numri i turistëve në rritje po orientojnë biznesin drejt ndërtimit të hoteleve.

15:20
Alibeaj ministrit Xhafaj: Fol si Fatmir, jo si Sajmir

Deputetët demokrat kanë reaguar menjëherë pas fjalës së ministrit të Brendshëm ku foli për operacionin e kokainës.

15:14
Me frikën e gjakmarrjes/ Vrasja e adoleshentit në Durrës, pas sherrit “pse më pe”

Familja e adoleshentit që vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij në Spitallë të Durrësit është ngujuar në shtëpi.

15:11
Në shtëpinë e heroit, e bija e Agur Vrenozit: Babai im vdiq siç jetoi, duke ndihmuar

“Është një vlerësim shumë i denjë për babain. E falenderoj shumë edhe Presidentin”.

15:10
Xhafaj: Operacioni i kokainës, meritë e policisë shqiptare. Shumë shpejt operacione të tjera

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka paralajmëruar në Kuvend se shumë shpejt do të bëhen publike rezultate të operacioneve të tjera të rëndësishme antikriminale. Ai këmbënguli se operacioni për kapjen e 613 kg kokaine është meritë e policisë shqiptare.

14:54
PSG pret Real Madrid, Mbappe e Marquinhos në fushë

Unai Emery do të ketë në dispozicion Kylian Mbappe dhe Marquinhos për sfidën e kthimit të 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve me Realin e Madridit.

14:52
Dua Lipa ndihet në faj?

Njëriu i saj më i dashur dje kishte ditëlindjen, por ajo nuk ka mundur ta urojë atë live, për shkak të koncerteve të shumta nëpër botë.

14:50
Lega Nord kërkon kryeministrin. Kandidati Matteo Salvini “dashuron” Brexit

Italia mund të ketë një kryeministër që do federalizimin, nuk do euron dhe dashuron “Brexit”-in.

14:49
Mourinho në Rusi, për të komentuar botërorin

Jose Mourinho do të ketë një profesion të ri në përfundim të sezonit. Trajneri portugez i Manchester United do të jetë komentator i Botërorit të Rusisë në kanalin televiziv RT, lajm që u konfirmua nga vetë kjo media.

14:46
Team Sky e Wiggins nën akuzë për doping në 2012-ën

Skuadra britanike çiklistike Team Sky dhe Sir Bradley Wiggins janë nën akuzën e përdorimit të substancave të ndaluara gjatë Turit të Francës së vitit 2012, që u fitua pikërisht nga Wiggins.

14:41
Miriam Cani mesazh emocionues për Albanin

Alban Skënderaj është këngëtari më i dashur për publikun shqiptar, dhe një gjë e tillë është vërtetuar gjatë kësaj fundjave ku këngëtari mbajti koncert në Pallatin e Kongreseve.

14:38
Më pranë se kurrë, takim historik mes dy Koreve

Udhëheqësi koreano-verior, Kim Jong-un ka shtruar një darkë për dy delegatët koreano-jugorë, hera e parë që zyrtarë nga Seuli janë takuar me kreun e ri, që kur ai mori detyrën në vitin 2011.

14:34
Presidenti fut në burg kundërshtarët, e dëmtuan duke luajtur futboll

Të kesh një President të apasionuar pas futbollit nuk është gjithnjë një fakt pozitiv, këtë e dinë shumë mirë në Burundi, ku Pierre Nkurunziza, President prej 2005-s, ka urdhëruar arrestimin e trajnerit dhe zv/trajnerin e një ekipi lokal në Kiremba.

14:31
Kate Middleton “braktis” Meghan Markle

Në një kohë kur e gjithë vëmendja ishte e përqëndruar tek ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar, duket se Meghan Markle, e fejuara e Princ Harry, kishte një tjetër angazhim.

14:20
Ambasadorja greke në zyrën e Presidentit Meta

Ambasadorja e Greqisë Eleni Surani i shkoi në zyrë presidentit të Republikës Ilir Meta. Presidenca u rezervua në dhënien e detajeve për vizitën e diplomates greke.

14:14
Një 51-vjeçare si Halle Berry

51-vjeçe dhe pavarësisht kësaj ka bërë që e gjithë vëmendja gjatë parakalimit në tapetin e kuq të përqëndrohej tek ajo.

14:03
Miley Cyrus “çmendet” pas Rita Orës

Rita Ora është këngëtarja e cila tashmë ka ndërtuar karrierën e saj jo vetëm brenda vendit të origjinës, por edhe jashtë saj.

14:03
HAL, kostumi që “kontrollon” ecjen – VIDEO

Së shpejti në jetën reale mund të ketë njerëz-cyborg që mund të ecin përkrahë nesh. kjo pajisje mund të ndihmojë njerëzit me dëmtime në shtyllën kurrizore të ecin përsëri.

14:03
Goditi dy basketbolliste të Flamurtarit, arrestohet 46-vjeçari

Policia ka vënë në pranga shtetasin Ardian Çobo, 46 vjeç, banues në Përmet, i cili ka dhunuar 2 basketbolliste të Flamurtarit.

13:58
Ahmetaj: Rritja ekonomike 3.9%. Opozita po bën gjithçka të nxijë imazhin e Shqipërisë

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se ekonomia është në rritje, ndërsa hidhet baltë pasi përpara kemi hapjen e negociatave dhe po bëhet çdo gjë për të nxirë realitetin shqiptar.

13:47
“Java e Gruas”, Meta: Te drejtat e grave në zonat rurale, ende të paadresuara

Presidenti Ilir Meta ndodhej në Gjinar të Elbasanit ku mori pjesë në aktivitetin kushtuar grave dhe vajzave nga zonat rurale, të organizuar nga “United Nations Women Shqipëri” e që u zhvillua në kuadër të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

13:42
Në pritje të gjyqtarëve dhe prokurorëve, Vettingu nis me një Komisioner

Seanca në Kolegjin e Posaçëm të apelimit u hap pas rekomandimit të Misionit Ndërkombëtar të Vëzhguesve, ONM për të proceduar disiplinarisht Heral Saraçi.

13:25
Balla: Lazaratit ndoti Shqipërinë. Kur Basha ishte ministër është kapur më pak drogë

Pas kryetarit të Partisë Demokratike, fjalën në Kuvend e mori Taulant Balla, i cili tha për Lulzim Bashën se ka vetëm hallin e tij dhe jo të Shqipërisë.

13:17
Veliaj në Abu Dhabi për investime në Bulevardin e Ri

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar një vizitë në Abu Dhabi për të siguruar financime dhe investime në zonën e Bulevardit të Ri në kryeqytet.

13:16
Kokaina, Basha: Linjë droge që funksionon me ardhjen e Ramës në pushtet

Rasti i sasisë së konsiderueshme të kokainës kapur në portin e Durrësit, për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha ka të njëjtën skemë si rasti i kokainës së Xibrakës. Në fjalën e tij në Kuvend Basha tha se kjo është një linjë droge që funksionon e pandërprerë që nga ardhja e Edi Ramës.

12:51
Pranga miss-eve ruse, shisnin një 18-vjeçare si skllave seksi! – FOTO

Dy pjesëmarrëse në konkurse bukurie në Rusi janë vënë në pranga nga policia pasi kanë tentuar të shesin një 18-vjeçare si skllave seksi në një vend të Lindjes së Mesme.

12:43
Vizitë historike, luftanija amerikane zbarkon në Vietnam

Aeroplanmbajtësja amerikane “USS Carl Vinson” bëri një ndalesë histroike në Vietnam, në atë që është vizita e parë e një anijeje të përmasave të tilla, që prej përfundimit të luftës së Vietnamit.

12:39
Konflikti në Siri, mbërrijnë ndihmat e para pas armëpushimit në Ghouta

Ndihmat humanitare më në fund kanë mbërritur në enklavën e rrethuar të Ghoutës në Siri, ku që prej mesit të shkurtit janë vrarë të paktën 719 vetë, mes të cilëve edhe fëmijë.

12:30
Humbja në zgjedhje, Matteo Renzi drejt largimit?!

Rezultati i dobët në zgjedhje i Partisë Demokratike në Itali është pasuar edhe me lajmin e dorëheqjes së kreut të kësaj partie, ish-kryeministrit Matteo Renzi.

12:22
“Dakordësi politike” për amendamentet e vetingut në polici, LSI votë pro

LSI do të japë votën e saj për vetingun në polici nëse 19 amendamentet e saj do të pranohen, ashtu siç është rënë dakord politikisht me maxhorancën.

12:19
Kaos në hipotekën e Korçës, makthi i qytetarëve që presin në radhë

Në Korçë, Zyra e Regjistrimit të Pasurive vazhdon të jetë një makth për qytetarët. Për të mbaruar punë në sportelet e këtij institucioni qytetarët duhet të zënë radhë prej orëve të para të mëngjesit, ndërsa sorollatjet zgjasin me muaj të tërë e në disa raste edhe me vite.

12:16
Nuk frenon në kohë, kamioni përplas disa makina – VIDEO

Një aksident i rëndë është filmuar në Teksas, teksa shoferi i një kamioni nuk frenoi në një kryqëzim duke marrë me vete disa makina.

11:43
Shi deri të enjten, pranvera me diell vjen në fundjavë

Shirat do të shoqërojne vendin deri në të enjten, teksa temperaturat vijojnë të mbeten në të njëjtat ritme.

11:40
Partizani shkarkon trajnerin Starova, në stol Klevis Dalipi

Sulejman Starova nuk është më trajner i Partizanit. Klubi ka marrë vendimin për shkarkimin e trajnerit pas barazimit 1-1 të arritur në Durrës.

11:32
Orët e fundit të Davide Astorit, “PlayStation” dhe “Whatsapp”…

Ndarja nga jeta e kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori shokoi botën e futbollit, duke marrë reagime të shumta nga mbarë globi.

11:22
35 vite më pas, zbulon fosilin 180 milionë vjeçar – FOTO

Kur ishte një fëmijë, Sy Donne, tregon se kishte marrë një gur si kujtim nga një ditë në plazh në Whitby të Anglisë dhe e kishte ruajtur atë për 35 vite.

11:20
KESH: Shkarkime të kontrolluara, përmbytjet për shkak të reshjeve

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare njofton me anë të një deklarate se kanë nisur shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, ndërsa prurjet janë drejt rënies.

11:02
Mandati i fundit i Merkelit, debate për të ardhmen e koalicioneve në Gjermani

Pas “dritës jeshile” të socialdemokratëve, që i lejon krijimin e qeverisë, Angela Merkel e bëri të qartë sesa e rëndësishme është që ekzekutivi i ri të nisë sa më shpejt nga puna.

10:57
Tmerr në ajër, copëtohet motori i avionit – VIDEO

Një avion pasagjerësh u detyrua të kryejë një ulje emergjence pasi një nga motorët e tij shpërtheu vetëm gjysmë ore pas ngritjes.

10:45
Presidenti dekoron Vrenozin: Akt vetmohues në mbrojtje të jetës

Presidenti Ilir Meta i ka akorduar pas vdekjes Agur Vrenozit “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”.

10:38
Joe Ardit Fejzo e ka një arsye për të “braktisur” Italinë

Kantautori Joe Artid Fejzo, ndonëse prej vitesh jeton në Itali, këto ditë të para Marsi i është rikthyer kujtimeve dhe Parkut të Liqenit.

10:24
Kuvendi, një minutë heshtje për Agur Vrenozin

Kuvendi ka nisur me një minutë heshtje për Agur Vrenozin, 53-vjeçari nga Fieri që humbi jetën të shtunën, një ditë pas sulmit në një pikë këmbimi valutor në Fier.

10:13
Kontrollet e policisë, 1618 gjoba vetëm në fundjavë; arrestohen 8 shoferë

Vetëm në 72 orët e fundit të kontrolleve të shumta të policisë rrugore në autostradën Tiranë-Durrës si dhe në të gjitha rrugët e Tiranës, janë arrestuar tetë drejtues mjetesh, pesë prej të cilëve në gjendje të dehur.

10:08
Milan-Inter mund të luhet pas përfundimit të kampionatit

7 ndeshje të javës së 27-të të Serie A, e programuar për fundjavën e lënë pas, nuk u zhvillua në shenjë zie pas lajmit se kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori, u gjet i pajetë në dhomën e hotelit ku ishte grumbulluar skuadra.

10:05
Grabitën këmbimin valutor, arrest me burg tre autorëve

Gjykata e Fierit ka vendosur arrest me burg për tre autorët e grabitjes së këmbimit valutor, ku hubmi jetën 53-vjeçari Agur Vrenozi.

09:52
NBA, Toronto tani mund dhe Charlotte

Toronto mposhti Charlotte Hornets 103-98 në kampionatin e NBA duke regjistruar suksesin e 11 në 12 ndeshjet e fundit që do të thotë se skuadra kanadeze i përforcon pozitat e saj në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes.

09:48
Fryhen lumenjtë, probleme në disa zona

Reshjet e fundjavës kanë sjellë probleme në disa zona të vendit. Në Shkodër, probleme ka në njësinë Ana e Malit, ku janë përmbytur 50-60 hektarë tokë, por fatmirësisht nuk ka prezencë uji në shtëpi.

09:35
Kokaina e Durrësit, ministri kolumbian: I përkiste organizatës kriminale “Clan del Golfo”

Sipas ministrit kolumbian të Mbrojtjes, Luis Carlos Villegas, sasia e konsiderueshme e kokainës e kapur në Shqipëri i përkiste organizatës kriminale kolumbiane “Clan del Golfo”.

09:21
Dita që Vladimir Putin qau – FOTO

Ndërsa Rusia përgatitet të zgjedhë Vladimir Putin për një mandat të tretë si President më 18 mars, BBC hedh dritë mbi një ngjarje zbuluese që u zhvillua në fillim të karrierës së tij në Kremlin – kur ai ishte president i ngarkuar i Rusisë, duke u përgatitur për zgjedhjet e presidencës së tij të parë.

08:57
Londra e ka ‘shkarkuar’, Wenger kërkohet nga Everton

Nëse në Londër janë të lodhur dhe mezi presin shkarkimin e Arsene Wenger, diku janë të të gatshëm ta presin me krahë hapur. Everton e shikon si një zgjidhje perfekte.

08:51
Kina, 175 miliardë dollarë për ushtrinë – FOTO

Kina ka përcaktuar një prej buxheteve më të mëdha për ushtrinë për vitin e ardhshëm, që arrin 175 miliardë dollarë.

08:37
Epoka Wenger drejt fundit, Arsenal në kërkim të trajnerit të ri

22 vite më parë merrte drejtimin e topçinjve londinezë, duke i udhëhequr për vite të tëra drejt sukseseve jo të pakta, por si çdo epokë edhe ajo e Arsene Wenger tek Arsenal e ka një fund.

08:13
Fitorja e Berlusconit; Italianët votojnë të djathtën dhe populistët, por pa shumicë të qartë

Zgjedhjet e përgjithshme të së dielës në Itali nuk dolën jashtë kornizës së parashikimeve: Exit Poll-et e publikuara nga televizioni shtetëror treguan se ashtu siç pritej, votuesit mbështetën partitë e krahut të djathtë dhe ato populiste.

04:17
Oscars on Top, “Shape of Water” filmi më i mirë

Një thirrje e dëshpëruar për të qenë pjesë e diçkaje një histori e pazakontë dashurie dhe një triumf pavarësisht se çdo gjë atje jashtë duket kundër… “The shape of water”, rrëfenja romantike e një sanitareje që dashurohet me një krijesë ujore rrëmbeu nderimet më të mëdha të ceremonisë më të rëndësishme që kremton arritjet kinematografike të vitit.

01:28
Oscar Awards/ Parakalimi në Tapetin e Kuq, si u veshën VIP-at (Foto)

Vijon parakalimi i VIP-ave në Tapetin e Kuq të Dolby Theatre, në Hollywood, ku po mbahet mbrëmja gala e Çmimeve Oscars.

00:18
Sa kushton Tapeti i Kuq?

Parakalimi në Tapetin e Kuq, është edhe emblema e Çmimeve Oscars, që këtë vit zhvillon edicionin e 90 të tij.

E diel, 04 Mars 2018
23:50
Lista me nominimet për Çmimet Oscars

Në Dolby Theatre, në Hollywood ka startuar mbrëmja gala e ndarjes së Çmimeve Oscars, që është edhe eventi më i rëndësishëm i kinematografisë botërore.

23:40
Çmimet Oscars, gjithçka gati edhe në Dolby Theatre (Foto)

Gjithçka gati për fillimin e mbrëmjes gala të ndarjes së Çmimeve Oscars, edhe në Dolby Theatre, në Hollywood, ku do të zhvillohet ceremonia madhështore.

23:14
Oscars on Top/ Parakalimi në Tapetin e Kuq (Foto)

Ka startuar edhe në Top Channel programi maratonë që do të shoqërojë eventin e ndarjes së Çmimeve Oscar, në një mbrëmje gala, plot spektakël, surpriza dhe emocione.

21:20
Emri i Maqedonisë përplas kishat ortodokse në Athinë e Shkup

Mund të tingëllojë çuditshme për shekullin e 21-të, por kishat ortodokse në Greqi dhe Maqedoni janë vënë përballë njëra-tjetrës sa i takon kontestit të emrit.

21:11
Majtas e djathtas, populistët projektohen fituesit e mëdhenj të zgjedhjeve në Itali

Sondazhet nuk tregojnë një fitues të qartë në zgjedhjet parlamentare italiane dhe me gjasa vendin e pret një periudhë e trazuar politike edhe pas zgjedhjeve të kësaj të diele.

20:03
Bayern, “shëtitje” dhe “poker” ndaj Freiburgut të Abrashit

Me mungesa me peshë, si Neuer, Ribery, Rodriguez apo Coman, e duke lënë në stolin e rezervave edhe lojtarë si Lewandowski, Robben e Javi Martinez. Për Bayern Munchen ishte thjesht një “shëtitje” transferta e kësaj të diele ndaj Freiburgut.

19:24
Chelsea “dorëzon” titullin te Manchester City

Manchester City-Chelsea u konsiderua si përballja mes kampionëve në fuqi dhe kampionëve të pashpallur ende të Premier League, por distanca e jashtëzakonshme mes tyre u ndie edhe më e madhe sesa 24 pikët që ndajnë tashmë kryesuesit nga londinezët e vendit të pestë.

18:59
Superiorja, Teuta shtang Partizanin. Imiton Beneventon me Milanin

Teuta ka bërë mrekullinë në “Niko Dovana”, teksa i kanë hequr dy pikë rivalëve të Partizanit dhe kanë rrëmbyer kështu një pikë me peshë në luftën e saj për mbijetesë në Superiore. Kjo, falë një supergoli të shënuar nga portieri Moçka në minutën e fundit shtesë të takimit, pas krosimit nga këndi.

18:29
Zgjedhjet në Itali, sot nuk pritet një fitues i qartë

Italianët u janë drejtuar kutive të votimit në zgjedhjet e përgjithshme, mbase nga më të rëndësishmet në historinë e vendit. Plot 46 milionë italianë me të drejtë vote do të zgjedhin Parlamentin dhe rrjedhimisht qeverinë e re, në një vend të përballur vitet e fundit me stanjacion ekonomik, papunësi të lartë dhe sigurisht emigracion të pandalshëm, çështja që ka ndarë thellësisht Italinë dhe që sipas ekspertëve do të vendosë zgjedhjet.

18:21
Reshjet, fryhet Drini e Buna; dëbora izolon fshatra të tërë

Ministria e Mbrotjejes ka njoftuar në lidhje me situatën në vend pas reshjeve të shiut dhe dëborës në disa zona të thella malore.

18:20
Oscars on Top, pak kohë na ndajnë nga mbrëmja gala

Mbrëmja më e rëndësishme e kinematografisë botërore, vjen sërish për shqiptarët në Top Channel.

18:16
La Liga, Messi e mund i vetëm Atleticon

Atletico Madrid kishte mundësinë këtë të dielë të rihapte kampionatin spanjoll të futbollit, por edhe pse tentoi t’i bënte ballë Barcelonës në “Camp Nou”, nuk mori asgjë tjetër veç duartrokitjeve të rivalëve që u imponuan 1-0.

18:03
U shua për shkaqe natyrore, Astori nisi gjithçka nga Ponte San Pietro

Ndarja e papritur nga jeta e Davide Astorit shokoi mbarë opinionin futbolldashës italian e jo vetëm.

17:54
Sherr me thika mes rojeve private, dy të plagosur

Dy punonjës të një kompanie private të sigurisë fizike janë përleshur me njëri-tjetrin, ku nuk janë kursyer as thikat.

17:35
President i përjetshëm si Xi Jinping, Trump: Duhet ta provojmë edhe ne

Nisma e Xi Jinping për të shfuqizuar nga Kushtetuta e vendit nenin që kufizon me dy mandate Presidentin është “përshëndetur” nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

17:30
Bundesliga, Stuttgarti s’fal ndaj Këlnit

Ishin vetëm dy pikë larg zonës së ftohtë të renditjes së Bundesligës, por edhe përballë një transferte të vështirë si ajo e Këlnit. Por Stuttgarti arriti të marrë maksimumin nga kjo sfidë e javës së 25-të të kampionatit gjerman, duke fituar me rezultatin 3-2.

17:23
Magjia e natyrës në foto

Dora e njeriut nuk e ka zhdukur ende përfundimisht magjinë e natyrës dhe ekspozita vjetore “International Landscape Photographer” e dëshmon këtë.

17:08
Shirat, përmbytje masive në Australi

Europa përjetoi motin ekstrem më të ashpër ndër dekada, ndërkohë që në anën tjetër të globit ka mbërritur stina e reshjeve të dendura.

17:04
Messi, 600 gola si profesionist. 100 gola këtë sezon për Barçën

Pavarësisht viteve që ikin, Lionel Messi tregon edhe njëherë se është po i njëjti i viteve të fundit që kemi parë, mes spektaklit të golave në aksion e sipër, por edhe nga goditjet e dënimit.