Policia greke u vendos në një ndjekje si nëpër filma hollivudianë të një automjeti që lëvizte me shpejtësi në rrugën që lidh Athinën me Lamian.

Drejtuesi i mjetit u pikas nga një patrullë policore në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe me një shpejtësi tej normave të lejuara. Menjëherë, në ndjekje të tij u vendosën disa makina policie, ndërkohë që disa postblloqe u ngritën në rrugë.

Por, as postblloqet dhe as thirrjet e policisë nuk e ndaluan makinën. Atë e bëri një aksident fatkeq, ku i arratisuri i policisë u përplas me një kamion.

Autoritetet greke thonë se nga përplasja ka mbetur i vdekur drejtuesi i makinës së vogël, që dyshohet se vuante nga probleme mendore, ndërkohë që është plagosur lehtë drejtuesi i kamionit dhe dy punonjës të policisë.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel