Live/ Dita e 13-të e protestës, qytetarët nisin fjalimet para Kryeministrisë, thirrje pjesëmarrësve në takimin e PS: Bashkohuni me ne
Sipas ministrit kolumbian të Mbrojtjes, Luis Carlos Villegas, sasia e konsiderueshme e kokainës e kapur në Shqipëri i përkiste organizatës kriminale kolumbiane “Clan del Golfo”.
Ai ka qenë në bazën kundër trafikut të narkotikëve në Policinë e Shtetit Kolumbian ku tha: “Ushtria Kombëtare e Kolumbisë kishte informuar tashmë se gjatë një operacioni të përbashkët me agjentitë ndërkombëtare u kapën 613 kg kokainë e bandës kriminale “Clan del golfo”, në portin e Durrësit, në Republikën e Shqipërisë, më 2 mars”.
Sipas ministrit kolumbian, “Clan del Golfo ka kontakte në disa porte të Europës ku dërgon ngarkesa droge. Ai tha se kjo organizatë ka humbur nga 2014 rreth 6 miliardë dollarë.
“Kokaina e konfiskuar i përkiste një grupi të strukturuar narkotrafiku të lidhur me Grupin e Strukturuar të Armatosur të njohur si “Clan del Golfo”, i cili ka kontakte në disa porte të Europës ku ata dërgojnë ngarkesa droge”, vijon Villegas.
Top Channel