Europa përjetoi motin ekstrem më të ashpër ndër dekada, ndërkohë që në anën tjetër të globit ka mbërritur stina e reshjeve të dendura.

Pjesë të tëra të Australisë janë përfshirë nga reshje masive, të cilat nga autoritetet vendase konsiderohen si më të mëdhatë në katër dekadat e fundit.

Rajonet më të goditura janë pjesë qendrore dhe perëndimore e Queensland, ku reshjet e rëna në më pak se dy ditë janë në shifra më shumë sesa të gjitha reshjet e rënda përgjatë muajit mars të vitit të kaluar.

Meteorologët vendas dhanë alarmin që ditën e premte, ndërkohë që autoritetet u angazhuan në shmangjen e tragjedive njerëzore.

Shirat u shoqëruan me erëra të forta, që shkaktuan avari edhe në transport dhe furnizimin me energji elektrike të disa zonave. Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për viktima.

Top Channel