Ndërsa Rusia përgatitet të zgjedhë Vladimir Putin për një mandat të tretë si President më 18 mars, BBC hedh dritë mbi një ngjarje zbuluese që u zhvillua në fillim të karrierës së tij në Kremlin – kur ai ishte president i ngarkuar i Rusisë, duke u përgatitur për zgjedhjet e presidencës së tij të parë.

Rusët rrallë e shohin presidentin e tyre të qajë, ndonëse ka pasur shumë tragjedi gjatë 18 viteve të tij në pushtet. Kjo ndodhi një herë, pikërisht në fillim të sundimit të tij – më 24 shkurt të vitit 2000, në funeralin e Anatoli Sobçak.

Sobçak ishte një nga njerëzit që, së bashku me Gorbaçovin dhe Jelcinin, ndihmuan të sjellin fundin e Bashkimit Sovjetik. Ai ishte gjithashtu reformatori që mori një oficer të rangut të mesëm të KGB me emrin Vladimir Putin nga errësira dhe i dha atij punën e tij të parë në politikë.

Askush nuk e di se çfarë e nxiti atë për ta bërë këtë vendim fatlum. Por sot, fraksionet nga struktura e vjetër sovjetike e sigurisë kanë marrë frerët e pushtetit në Rusi në atë masë sa që ta bëjë një demokraci që vështirë se ia vlen të quhet e tillë, shkruan BBC.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel