Vllaznia shpartallon Flamurtarin dhe largon përkohësisht fundin

05/03/2018 18:58

Vllaznia fitoi 3-0 ndaj Flamurtarit, në një ndeshje të cilën e dominoi që nga fillimi dhe pas të cilës përmirësoi ndjeshëm pozicionin në renditje. Shkodranët iu larguan vendit të parafundit pas 3 pikëve ndaj ekipit bregdetar ndërsa ranë në sy mungesat e shumta.

Stadiumi ‘Loro Borici’ i përngjau shtëpisë së një Big brother”, i supervëzhguar me 16 kamera për të parë cdo detaj, nga një regji e specializuar e digitalb. Erjon Vucaj i dha epërsinë shkodranëve me një goditje nga distanca që befasoi portierin Qirko, ndërsa Sukaj dyfishoi me një të majtë brenda zonës. Goli i tretë erdhi sërish nga sulmuesi Sukaj, këtë radhë me kokë.

Më këtë fitore Vllaznia ngjitet në vendin e 8 me 25 pikë, ndërsa javën e ardhshme do të udhëtojë drejt Kamzës.

Top Channel