Lehtësirat fiskale të qeverisë, por edhe numri i turistëve në rritje po orientojnë biznesin drejt ndërtimit të hoteleve.

Ne 2017-ën janë dhënë 53 leje në rang vendi, gati pesëfishi i numrit të lejeve të dhëna një vit më parë dhe shifra më e lartë e 5 viteve të fundit. Në total, sipërfaqja e dhënë në 2017 për leje ndërtimi hotelerie arrin në 89 mijë metra katrorë, kurse vlera e investuar është rreth 3 miliardë lekë më shumë se sa janë investuar për rrjete ujësjellësish dhe elektriku në të gjithë vendin.

Në paketën e fundit fiskale qeveria vendosi që hotelet e reja me 4 dhe 5 yje nuk do të paguajnë tatim-fitim për një periudhë 10- vjeçare nëse arrijnë që të përfitojnë statusin special, i cili jepet po nga qeveria. Përjashtimi nga tatimfitimi, aplikohet për një periudhë 10-vjeçare. Kurse TVSH-ja do të ulet në masën 6 përiqnd të të gjitha shërbimet e ofruara nga hotelet me 5 yje, kurse ato me 4 yje e përfitojnë vetëm për fjetjen.

Edhe më parë është synuar të mbështetet sektori turistik, duke i dhënë status të veçantë investimeve në fshatra turistike apo resorte, por me kalimin e viteve këto investime nga destinacioni i hotelerisë përfunduan në qendra banimi.

Top Channel