Tronditëse në Kupën e Botës, një trup i pajetë gjendet pranë kampit stërvitor të Iranit në Meksikë

13/06/2026 12:00

Një ngjarje tronditëse është regjistruar në Tijuana, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë zbuluar një trup të pajetë brenda një automjeti tip SUV të parkuar prej disa ditësh.

Sipas raportimeve, trupi i dekompozuar ishte i mbështjellë në një qese të zezë dhe shfaqte shenja të dukshme dhune. Zbulimi u bë në një parking pranë një qendre tregtare, përballë Estadio Caliente, ku qëndron ekipi i Iranit gjatë përgatitjeve për ndeshjet e Kupës së Botës 2026.

Automjeti gri, sipas autoriteteve lokale, kishte qëndruar i parkuar në të njëjtin vend që nga e mërkura, duke ngjallur dyshime tek hetuesit, në një qytet ku kriminaliteti mbetet i lartë.

Pavarësisht natyrës së rëndë të ngjarjes dhe afërsisë me zonën e siguruar të kampit, kombëtarja e Iranit ka vijuar normalisht programin e saj stërvitor, brenda perimetrit të sigurisë të vendosur nga autoritetet.

Policia meksikane ka nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa zona është izoluar për ekspertizë kriminalistike.

Top Channel