Vizitë historike, luftanija amerikane zbarkon në Vietnam

05/03/2018 12:43

Aeroplanmbajtësja amerikane “USS Carl Vinson” bëri një ndalesë histroike në Vietnam, në atë që është vizita e parë e një anijeje të përmasave të tilla, që prej përfundimit të luftës së Vietnamit.

Aeroplanmbatësja ankoroi në qytetin portual të Danangut, ku zbarkuan fillimisht trupat amerikanë gjatë luftës, gjë që e kthen atë në një zonë simbolike.

Vizita synon të tregojë thellimin e lidhjeve ushtarake mes dy vendeve. Por, sipas analistëve, i pashmangshëm është edhe mesazhi që i përcillet Kinës në mes të konfliktit për Detin e Kinës Jugore.

Ky zhvillim vjen ndërsa Kina njoftoi buxhetin ushtarak prej 1.11 milionë juanësh, një rritje prej 8 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Korrespondentët e huaj thonë se, edhe pse bashkëpunimi mes Shteteve të Bashkuara dhe Vietnamit është rritur, ai vazhdon të jetë i kufizuar dhe Vietnami duhet të shqyrtojë me kujdes mesazhin e kësaj vizite.

Kina është “de facto” superfuqia rajonale dhe deri më tani partneri më i rëndësishëm tregtar për Vietnamin. Kështu, ky i fundit duhet të shmangë çdo hap që mund të cënojë lidhjet me fqinjin e fuqishëm.

Top Channel