Një ndërhyrje më e gjatë sesa parashikimi, por që përfundoi me sukses të plotë dhe tani i lë vend fazës së rekuperimit.

Futbollisti më i kushtueshëm në histori përfundoi nën bisturitë e mjekëve brazilianë në një spital të Belo Horizontes, për shkak të dëmtimit që pësoi në një ndeshje të kampionatit francez dhe tani ankthi i tifozëve është spostuar mbi kohën e riaftësimit.

Sulmuesi i kombëtares braziliane vuajti një frakturë në këmbën e djathtë në përballjen që skuadra e tij PSG zhvilloi ndaj Marsejës të dielën e kaluar. Klubi transalpin dërgoi në Brazil konsulentin e tij mjekësor si dhe ambasadorin e skuadrës, pasi operacioni ndikon në Botërorin e vitit 2018 për Brazilin, në sezonin e parizienëve dhe në marketing.

Fotot e sulmuesit të njohur në një karrige me rrota kanë bërë xhiron e botës dhe mungesa e tij për ndeshjen e kthimit ndaj Realit të Madridit në Champions ishte zyrtarizuar më parë. Tani parashikohet një kohë rekuperimi prej 10 javësh, me tifozët brazilianë të shqetësuar nëse Neymar do të jetë në listën finale të Botërorit të kësaj vere.

Top Channel