FIFA ndalon fanelat e Egjiptit, i kërkon që të ndryshojë ngjyrën e numrave dhe heqjen e yjeve
Një ngjarje e pakëndshme po turbullon ujërat në përfaqësuesen e Turqisë gjatë qëndrimit të tyre në finale e Kupës së Botës.
Skuadra, e cila është vendosur në Vankuver të Kanadasë për ndeshjet e saj, është vendosur në qendër të kritikave pas disa pamjeve të bëra publike që kanë sjellë një “tërmet” të vërtetë mediatik në Stamboll.
Konkretisht, disa nga futbollistët e kombëtares turke janë fotografuar nga paparacët dhe kalimtarët teksa shijonin momente qetësie në ballkonin e hotelit të tyre luksoz. Megjithatë, ajo që ka tërbuar tifozët dhe drejtuesit e federatës është fakti se lojtarët janë parë duke pirë duhan, një gjest ky krejtësisht i papranueshëm për sportistë të nivelit të tillë, aq më tepër në mes të kompeticionit më të rëndësishëm në rruzull.
Stuhia në rrjetet sociale dhe mediat turke: Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi të rrufeshme në platformat sociale, ku tifozët turq, të njohur për pasionin e tyre të zjarrtë, nuk i kanë kursyer kritikat e ashpra.
Deri më tani, nga kampi i Turqisë në Vankuver nuk ka pasur një reagim zyrtar, por pritet që ky episod të sjellë gjoba të majme ose pezullime të brendshme për lojtarët e përfshirë.
According to this video and reports, Çağlar Söyüncü and 2 other national team players, who aren’t clearly recognizable, were caught smoking.
Some say it was a joint, others say cigarettes.
Unbelievable.
You already don’t deserve to be at the National Team and now you smoke.🤨 pic.twitter.com/LxF8dcjUEz
— Turk Scout (@ScouTurk) June 13, 2026
Top Channel