Prej disa ditësh ajo ishte e detyruar të qendronte e mbyllur në shtëpi, për shkak të një dëmtimi të këmbës nga stresi dhe takat e larta.

Por duket se ikona e modës nuk mundi të duronte më dhe ka pavarësisht borës që ka pushtuar Londrën ka dalë nga shtëpia për të udhëtuar drejt New York.

Victoria Beckham është fotografuar teksa del nga shtëpia dhe me ndihmën e patericave ajo arrin të hypë në makinë.

Dhe pavarësisht se dëmtimi në këmbë i erdhi edhe për shkak të takave të larta, sërish Victoria nuk heq dorë nga ato.

Ikona e modës tregohej e kujdesshme teksa përshkonte rrugët e mbuluara me borë, ndërkohë që veshja e saj si gjithmonë ishte shumë elegante.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel