Një konflikt mes të dënuarve në burgun e Durrësit ka përfunduar me plagosjen një të burgosuri me thikë. Për ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, të dielën, akuzohet i dënuari Muharrem Bugjisha. Gjatë një përleshjeje fizike, ai ka goditur me një send të improvizuar si thikë të burgosurin tjetër, Ilir Biba, 45 vjeç.