Një përleshje mes të burgosurve është regjistruar më 15 nëntor në burgun e Durrësit, ku njëri prej tyre ka mbetur i plagosur pas një konflikti me një të dënuar tjetër. Sipas njoftimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Burgjeve, gjatë konfliktit, i burgosuri Muharrem Bugjisha ka nxjerrë një mjet prerës të improvizuar si thikë dhe ka goditur të dënuarin Ilir Biba. Ky i fundit ka marrë lëndime, ndërsa ndërhyrja e punonjësve të burgut ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.