Tre protestues të arrestuar, 44 të gjobitur, dy prej të cilëve me gjoba nga 500 mijë lekë, dhe 18 të tjerë të proceduar penalisht për aktet e dhunshme të regjistruara gjatë tubimit të së shtunës. Në pranga sipas uniformave blu, përfundoi një 33-vjeçar, një 23 vjeçar dhe një 15 vjeçar. Ata dyshohet se dëmtuan trafikndërset, stedat e reklamave por dhe goditën efektivët e polcisë. Ndërkohë akuzat më të rënda rëndojnë ndaj të miturit I cili akuzohet për pesë vepra penale duke nisur nga prishja e rendit dhe qetësisë publike, pengimi i qarkullimit të mjeteve por dhe shkatërrimi I pronës publike.