
24/05 15:52
Pas 7 fitoreve radhazi në Serie A, Napoli është mposhtur në shtëpi nga Roma me rezultatin 2-4.
Një ndeshje spektakolare, me raste të shumta, por në fund ishin kryeqytetasit që triumfuan, duke i bërë një “dhuratë” Juventusit.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-2, por edhe në të dytën, Roma nuk lëshoi aspak terren, madje arriti të gjente edhe dy gola të tjera.
Në fundin e takimit, Mertens shënon edhe golin e dytë për Napolin, por ishin shumë vonë për të reaguar.
Pavarësisht humbjes, Napoli mban vendin e parë, por Juventusi që ndodhet i dyti është me një ndeshje më pak dhe në rast fitoreje ndaj Atalantës, duke të kalonte i pari me 2 pikë diferencë nga Napoli.
Top Channel