Italianët shkojnë në votime të dielën në një proces që duket më i ngatërruar se kurrë.

Nga tre partitë kryesore që synojnë fitoren, dy prej tyre “Forza Italia” e Silvio Berlusconit, dhe lëvizja “5 Yjet”, e themeluar nga Beppe Grillo, nuk prezantohen në zgjedhje me ata që mund të konsiderohen “etërit” e tyre, por me kandidatë për kryeministër, Antonio Tajani, president i Parlamentit Europian i zgjedhur nga Berlusconi, dhe Luigi di Maio, një 31-vjeçar që thotë se do t’i japë fund “status quo”-së politike për llogari të lëvizjes populiste “5 yjet”.

Berlusconi, disa herë ish-kryeministër i vendit, po tenton rikthimin pavarësisht se vetë ai e ka të ndaluar të mbajë poste publike, dhe sondazhet e opinionit publik i kanë dhënë shanse aleancës së tij të qendrës së djathtë, që përfshin edhe “Lega Nord”, drejtuar nga Matteo Salvini, për t’u bërë blloku më i madh.

Por edhe lëvizja pesë yjet, një formacion tjetër populist, e udhëhequr nga Di Maio, mund të shënojë një rritje të ndjeshme të mbështetjes dhe të rezultojë partia e vetme më e madhe. Një tjetër ish kryeministër, Mateo Renzi, kryeson përpjekjen e partisë demokratike të qendrës së majtë.

Sidoqoftë, një parlament i cunguar, duket se do të jetë rezultati më i mundshëm, me asnjë nga partitë politike apo koalicionet që duket se nuk do të mund të marrë mbështetje të mjaftueshme për të marrë një shumicë të qartë.

Top Channel