Levante e Armando Sadikut nuk ka mundur të sigurojë 3 pikë me vlerë në luftën për mbijetesën në La Liga, edhe pse këtë të diel kishte përballë një kundërshtar disi të lehtë në letër, në takimin që luanin në shtëpinë e tyre.

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Sadiku e nisi si titullar këtë ndeshje, së bashku me veteranin italian Pazzini, por asnjëri prej tyre nuk gjeti rrugën e rrjetës, me shqiptarin që u zëvendësua me fillimin e pjesës së dytë nga Boateng.

Rezultati do të zhbllokohej për vendasit me anë të një 11-metërshi në minutën e 55-të, kur shënonte Morales, për t’i dhënë një dozë çlirimi ekipit dhe tifozëve vendas. Por futbolli luhet deri në minutën e fundit, gjë që Levante duket se nuk e harroi këtë “ligj të pashkruar” të futbollit, teksa pësoi gol në minutat shtesë.

Espanyoli barazoi shifrat me anë të Baptistaos, duke e lënë Levanten me vetëm 1 pikë mbi zonën e ftohtë të La Ligës, ndërsa katalanasit gjenden në ujëra më të qeta.

Top Channel