Balotelli është rritur dhe preferon Juven dhe Napolin

03/03/2018 16:09

E gjithë Italia priti që ai të rritej, por ja humbi durimin shumë njerëzve që besuan në kualitetin e tij. Në moshën 27-vjeçare, Mario Balotelli duket i ndryshuar.

Në një intervistë për Domenica Sportiva, sulmuesi që luan sezonin e tij të dytë në kampionatin francez te Nizza, zbulon preferencat e tij: “Për të ardhmen time është duke punuar manaxheri im Mino Raiola. Ndihem i rritur dhe se mund të rikthehem në Itali. Nuk besoj te Milani, është shumë e vështirë, pasi do ishte e treta herë. Juve dhe Napoli janë skuadra që më duken shumë simpatike”, deklaroi Balotelli.

Por sulmuesi nuk e fsheh keqardhjen për mosgrumbullimin në kombëtare, kur ajo drejtohej nga Ventura: “Erdhi vitin e shkuar në Nizza, përpara ndeshjes me PSG, folëm gjatë dhe kuptova që në fillim që nuk do të më grumbullonte. Por unë besoj se e meritoja. Ai sot nuk është më, ndërsa unë ndihem gati të kthehem në kombëtare”, tha Balotelli.

Top Channel