Beteja e tarifave, Trump: Taksa edhe për makinat nga BE

03/03/2018 22:34

Presidenti amerikan, Donald Trump ka ndezur tonet në luftën e tij të deklaratave në lidhje me tarifat e tregtisë, duke kërcënuar se do të aplikojë një taksë mbi importin e makinave nga Bashkimi Europian.

Trump tha se vende të tjera kanë përfituar nga SHBA prej vitesh për shkak të marrëveshjeve shumë të pakuptimta tregtare. Shkëmbimi i deklaratave të tilla nisi të enjten kur Trump premtoi se do të vendoste tarifa mbi importet e hekurit dhe aluminit.

Kjo u pasua me një reagim të ashpër nga partnerët tregtarë dhe kritika nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Organizata Botërore e Tregtisë. Shefat e tregtisë në Bashkimin Europian kanë folur për mundësinë e vendosjes së një tarife prej 25 për qindësh për rreth 3.5 miliardë dollarë importe nga SHBA, pas propozimit të Trump për një tarifë 25 për qindëshe mbi hekurin e importuar dhe 10 për qind mbi aluminin.

Ndërkohë, në një postim në “Twitter”, të shtunën, Trump tha: Nëse BE do të rrisë më shumë tarifat dhe barrierat e tyre që aktualisht janë masive, mbi kompanitë amerikane që bëjnë biznes atje, ne thjeshtë do të aplikojmë një taksë mbi makinat e tyre që hyjnë lirisht në SHBA.

Ato e bëjnë të pamundur për makinat tona të shiten këtu…një mungesë e madhe barazie tregtare…Në një postim të dytë në “Twitter”, ai kritikonte deficitin vjetor 800 miliardë dollarësh që i shkaktohet SHBA për shkak të politikave dhe marrëveshjeve.

Top Channel