Pak ditë më parë tronditën mbarë botën me martesën e tyre të fshehtë, ndërkohë që të premten në mbrëmje dëshmuan se ata, pavarësisht kohës së shkurtër që kanë së bashku, janë mjaft të dashuruar.

Bëhet fjalë për supermodelen Emily Ratajkowski, e cila së bashku me bashkëshortin e saj, Sebastian Bear-McClard, u shfaq në festën e organizuar WME para ceremonisë së çmimeve Oscar në Beverly Hills.

Modelja, 26 vjeçare, u shfaq mjaft elegante me një fustan të shkurtër të zi të kombinuar me një palë çizme të kuqe me taka të larta.

Me make up të lehtë, flokët e mbledhura pas, dhe xhaketën xhins të hedhur krahëve, modelja dukej e mahnitshme.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel