E martë, 07 Prill 2020
15:53
“Mirënjohje SHBA”/ Basha mesazh falënderimi për personelin shëndetësor: Bashkë do ta fitojmë këtë betejë!

Në Ditën Botërore të Shëndetësisë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një postimi në rrjete sociale vjen me një mesazh mirënjohje për bluzat e bardha, të cilat në këto momente janë në vijë e parë të luftës dhe po përballen me pandeminë Covid-19.

15:47
Videoja që po çmend rrjetin! Çifti shqiptar në Belgjikë e “djeg” me vallen e “Kukësit”

Brihans dhe Ana Gjini, prej vitesh jetojnë në Belgjikë. Mirëpo, edhe pse larg vendlindjes ata i mbajnë ende gjallë traditat shqiptare.

15:42
Japonia shpall gjendjen e emergjencës pa bllokadë, koronavirusi nxit qeverinë të nisë paketën financiare të ndihmës $1 mld

Japonia ka shpallur gjendjen e emergjencës në Tokio pas përshkallëzimit të gjendjes së infektimve në te gjashtë rajonet.

15:39
Dita Botërore e Shëndetit/ Pamje nga puna e mjekëve të infektivit, Manastirliu: Mirënjohje për sakrificën tuaj

Në Ditën Botërore të Shëndetit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka vlerësuar mjekët, infermierët dhe të gjithë punonjësit e shëndetësisë, në përballjen me COVID19.

15:35
Drejtësia është pezulluar / Në gjykatë zhvillohen vetëm proceset urgjente

Mbas këtyre dyerve po zhvillohet procesi me kërkues Izet Haxhinë i cili në situatën e pandemisë Covid-19 kërkon të shkojë në shtëpi e për rrjedhim ti ndryshojë masa e sigurisë.

15:35
COVID-19/ Rrëfehet vëllai i Pëllumb Piperos: Kur fola me të kishte thuajse tre ditë pa fjetur

Në emisionin “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi ishte i ftuar Eduard Pipero, vëllai i mjekut Pëllumb Pipero, i cili prej vitesh jeton në Gjermani.

15:21
Masat e distancimit fizik/ Rritet ndërgjegjësimi për të qëndruar larg njëri tjetrit

Krahas bërjes së pazareve ditore, marrja e shërbimeve të ndryshme nga qytetarë është një nga arsyet përse ata dalin nga shtëpitë e tyre.

15:19
“PD ia fut kot. Pikë”/ Shtimi i testimeve, Rama i kundërpërgjigjet opozitës

Pas kërkesës së opozitës, e cila konsiston në kryerjen e sa më shumë testeve ndaj Covid-19 në vend, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

15:16
Koronavirusi, Erdogan nis shpërndarjen e maskave falas: Shitja e tyre është e ndaluar

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tahip Erdogan, ka deklaruar sot se zyrtarët lokalë kanë filluar me shpërndarjen e maskave mjekësore falas për qytetarët, pasi shitja e tyre do të jetë e ndaluar në vendin e tij, raporton agjencia shtetërore Anadolu.

15:15
Meta në Shkodër: Qëndroni në shtëpi/ Presidenti në Lezhë: Premtimet dhënë mjekëve duhen mbajtur

Presidenti Ilir Meta vizitoi sot dy qytete të prekura me Covid-19. Në Shkodër dhe Lezhë kreu i shtetit foli për menaxhimi e situatës dhe u kërkoi qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi.

15:09
Teknikët në Kosovë krijojnë respiratorë/ Kostoja e pajisjes? Do të jetë shumë e lirë

Në emisionin “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishte i ftuar me anë të një lidhjeje në “Skype”, Rron Cena.

15:09
Koronavirusi; Autoritetet ushtarake të SHBA tregojnë si të krijohen maskat mbrojtëse në kushte minimale (video)

Në një video publike autoritetet amerikane këshillojnë qytetarët se një maskë mbrojtëse mund të krijohet vetëm me një copë bluzë pambuku dhe rreth 30 sekonda për t’ u bërë, pa asnjë prerje.

15:01
Koncert kundër Covid-19/ Live në gjithë botën më 18 prill

Këngëtarja amerikane, Lady Gaga, ka njoftuar se do të mbajë një koncert kundër pandemisë së koronavirusit, që do të mbahet dhe do të transmetohet në të gjithë botën, më 18 prill.

14:59
Video dramatike e transportueses që shemb vinçat e portit të Busan

Anija transportuese e konteinerëve MILANO BRIDGE gjatë një hyrjeje kaotike dje në terminalin Porti i ri Busan, në Korenë e Jugut, përplasi vinçin 85 të kalatës 6, e duke avancuar më tej nën drejtimin e pilotit të saj përplasi transportuesen tjetër SEASPAN GANGES, dhe më pas vinçat e kalatës 7, 81 e 84.

14:55
“E përqafova unë për ty”/ Letra prekëse e mjekut italian, dërguar një vajze që humbi të atin

“Babin e përqafova unë në vendin tënd, para se ta çonim në dhomën e kujdesit intensiv. I thashë që do shërohej dhe po e mbanim me oksigjen”, i shkroi një mjek nga Crema e Italisë, vajzës së një pacienti i cili ndërroi jetë nga pandemia Covid-19.

14:55
Kryeministri britanik, në gjendje stabile

Qeveria britanike njoftoi se kryeministri Boris Johnson është në gjendje stabile, pasi natën e kalaur është transferuar në kujdes intensiv.

14:52
Dhjetë foshnja në një spital të Rumanisë infektohen me koronavirus

Një njësi e maternitetit në qytetin Timisoara të Rumanisë është duke u hetuar, pasi dhjetë foshnja kanë dalë pozitive në testet për koronavirus.

14:49
Pikotaro i ‘Pen-Pineapple-Apple-Pen’/ Komediani japonez publikon këngë për larjen e duarve!

Komediani japonez që u bë i famshëm në botë për hitin e tij të pakuptimtë, ‘Pineapple-pen’ e madje ka argëtuar me të edhe presidentin Donald Trump kur ky i fundit vizitoi Japoninë në 2017, është rikthyer me një mesazh të ri: Lani duart!

14:47
Pezullohen blerjet për institucionet, përjashtim kur lidhen me Covid-19/ Ministria e Brendshme hap procedurat e prokurimit

Minisitra e Brendshme ka hapur procedurat e prokurimit për nevojat e COVID-19 duke përjashtuar të gjitha blerjet e tjera për institucionet.

14:44
CoVid-19/ Ja lista e kërkesave të Shqipërisë për NATO-n, zbulohet dokumenti

Shqiperia tashmë e prekur nga CoVid-19 i ka kërkuar ndihmë NATO-spërmes një shkrese që mban datën 27 mars 2020.

14:43
Një herë e një kohë… Aktorët francezë lexojnë përralla online

Çdo pasdite, për 45 minuta, dhjetëra fëmijë në Francë, të moshës nga 5 deri në 12 vjeç, i drejtohen ekraneve të kompjuterave për të dëgjuar aktorë profesionistë që u lexojnë përralla online.

14:38
COVID-19/ Çfarë po ndodh në Spanjë? Hyseni: Spitalet janë të mbingarkuara, ka ulje-ngritje të viktimave

Në emisionin “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishte i ftuar me anë të një lidhjeje në “Skype” përfaqësuesi i Dhomës së Tregtisë, për Spanjën dhe Portugalinë, Eduard Hyseni.

14:35
Austria “hapet”, zbuten masat nga 14 prilli

Austria thotë se është gati të zbusë masat kufizuese anti koronavirus duke filluar që nga 14 prilli.

14:31
Rrahu prindërit dhe vëllanë, arrestohet 42-vjeçari në Fier

Një 42 vjeçar ka rënë në pranga në Fier pasi në banesë, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve dhe vëllait të tij.

14:29
Ministria e Jashtme e Kosovës kundërshton reagimin e Rusisë: Raportet me Serbinë mund të ndërtohen vetëm mbi parimin e reciprocitetit

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kundërshton reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse mbi vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për fillimin e vendosjes së masave graduale të reciprocitetit në raportet ndërshtetërore me Serbinë.

14:26
Gjatë orëve të natës! Tentoi të vidhte një kioskë në Fier, arrestohet 19-vjeçari

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, parandaluan një tentativë vjedhje duke arrestuar në flagrancë shtetasin E. S., 19 vjeç, banues në Tiranë.

14:26
Lajm i mirë për fansat e “La Casa de Papel”

Lajm i mirë për të gjithë fansat e “La Casa de Papel”: do të rikthehet jo me një por me dy sezone të reja!

14:22
Librat që më rritën

Kemi nisur në rubrikën e Vitrinës së Librit një kolonë me titullin ‘Librat që më bënë mua’.

14:21
Lajm i mirë! Manastirliu: 22 mjekë dhe infermierë të shëruar nga Covid-19

Përmes një postimi në Facebook, ministrja Ogerta Mansatirliu bëri me dijeni se ka shkuar në 22, numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruarve nga Covid-19.

14:13
Poliçani preket nga koronavirusi, kryebashkiaku Zotkaj: Kemi frikë për 800 familjet me të sëmurë kronikë

Në emisionin “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishte i ftuar me anë të një lidhjeje në “Skype” kryetari i Bashkisë Poliçan, Adriatik Zotkaj.

14:06
Shënohet viktima e katërt nga koronavirus në Kosovë

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar se tre pacientë që kanë marrë trajtim në kuadër të Klinikës Emergjente, kanë rezultuar si pozitivë në COVID-19.

13:51
“Bum” aplikimesh, mbi 61 mijë kërkesa brenda një jave për ndihmën financiare

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka dhënë detaje për procesin e aplikimit dhe shpërndarjes së ndihmës financiare për biznesin e vogël.

13:51
Serie A, ulja e pagave/ Sa kursejnë klubet italiane!

Beteja për reduktimin e pagave të futbollistëve në Serie A është ende e hapur; një ditë më parë Lega Calcio bëri një propozim për uljen e pagave me 33% që u pranua në mënyrë unanime nga të gjithë klubet përveç Juventusit që kishte gjetur akord të brendshëm me lojtarët, por Shoqata e Futbollistëve e ka kundërshtuar këtë masë.

13:40
Vendet evropiane planifikojnë të largohen nga karantina!

Austria sot është bërë vendi i parë që bëri me dije detaje të hollësishme për përfundimin e izolimit.

13:36
Fëmijë dhe gra shtatzëna të prekur/ Covid-19, Bino u përgjigjet pyetjeve: Do aplikohet një test i ri

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive dhe Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino i është përgjigjur pyetjeve të dërguara nga mediat, lidhur me situatën pandemike në vend.

13:35
Meta nga Shkodra: Vetëm me gjurmueshmëri do arrijmë të izolojmë shpërndarjen e CoVid-19

Presidenti Ilir Meta ishte në Shkodër ku tha se zgjidhja për të frenuar përhapjen në komunitet të infektimit me COVID-19 dhe të izolimit të tij, është gjurmueshmëria e rasteve të dyshuara, dhe më tej testimi i kontakteve të dyshuara që vjen si pasojë e hetimit epidemiologjik.

13:27
Qytetarët thyejnë “shtetrrethimin”/ Në 24 orë ndëshkohen 41 drejtues automjetesh dhe gjobiten 270 persona

Në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare si pasojë e koronavirusit (Covid-19) policia e Shtetit vijon kontrollet në të gjithë vendin.

13:27
Balluku inspekton punimet në bypass-in e Fierit: Të gjithë kantieret e rrugëve të hapur, masa sigurie për punonjësit

Në bypass-in e Fierit po punohet me intensitet të lartë për përfundimin e kësaj vepre të rëndësishme infrastrukturore. Kompania kontraktuese ka marrë të gjitha masat e sigurisë lidhur me parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, duke pajisur të gjithë punonjësit me maska dhe doreza si dhe duke respektuar distancën e përcaktuar mes punonjësve.

13:24
6 autoambulancat e para nga Turqia/ Xhaçka njofton se brenda pak javësh vijnë edhe…

Sot mbërritën gjashtë autoambulancat e para nga Turqia, si pjesë e grantit që qeveria turke ka akorduar për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat tona të Armatosura.

13:23
Gjirokastër/ Erdhën nga jashtë, 80 persona në karantinë- disave u merren tamponët, me temperaturë 38 gradë

Në Gjirokastër, ekipi i mjekëve epidemiologë është në terren prej disa ditësh për të monitoruar gjendjen shëndetsore të rreth 80 personave që gjenden tani nën karantinë të detyruar, pasi kanë ardhur nga shtete si Gjermania, Greqia, Franca dhe Italia.

13:19
Meta mesazh në “Rai Uno”: Do t’ja dalim!

Presidenti Ilir Meta ka qenë i ftuar sot në televizionin italian “Rai Uno” për të falënderuar artistin italian që luajti himnin kombëtar të Shqipërisë.

13:09
“U mburr se kishte takuar pacientë me Covid-19, por u infektua edhe vetë”/ Gjendja shëndetësore e kryeministrit britanik

Mbretëria e Bashkuar është e shqetësuar për kryeministrin e saj: shëndeti i 55-vjeçarit të infektuar me virusin Corona duket se është përkeqësuar në mënyrë të konsiderueshme.

13:08
“Miss Anglia” lë kurorën e bukurisë dhe i kthehet punës si mjeke për të luftuar Covid-19

U kurorëzua “Miss Anglia” në vitin 2019, dhe sot ajo ka vendosur të rikthehet në Mbretërinë e Bashkuar për të vazhduar karrierën e saj si mjeke në luftën kundër armikut të padukshëm, COVID-19

12:56
Ndihma për të moshuarit e Njësisë 5, Veliaj: Jemi pranë kujtdo që është në nevojë

Janë të shumtë te moshuarit qe në këto  dite të vështira si pasojë e COVID-19, nuk kanë pranë fëmijët e tyre. I tillë është edhe rasti i piktorit të njohur Kujtim Buza, i cili në moshën 82-vjeçare jeton i vetëm në banesën e tij, pasi fëmijët i ka në emigracion.

12:41
Bota “në luftë”! OBSH-ja u kërkon vendeve të mos nguten me lehtësimin e masave

Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk ka rekomandime të qarta për vendet dhe rajonet lidhur me lehtësimin e masave ndaj pandemisë, por u kërkoi atyre që të mos i heqin ato shumë herët.

12:31
“Forwarding” me ‘kursim’/ WhatsApp do limitojë ridërgimin e mesazheve

WhatsApp po prezanton një kufizim të ri në përcjelljen e mesazheve për të kufizuar përhapjen e dezinformatave, njoftoi ndërmarrja e saj mëmë Facebook.

12:23
Nuk ka paqe për Spanjën! Rritet sërish bilanci i viktimave nga Covid-19

743 persona kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit në Spanjë në 24 orët e fundit, raportoi Ministria e Shëndetësisë, një shifër në rritje me 100 persona krahasuar me atë të ditës së kaluar prej 637 viktimave, transmeton BBC.

12:18
Prova të reja për marrje ryshfeti nga ish anëtarët e FIFA-s

Hijet e skandalit të korrupsionit në FIFA shfaqen sërish. Prokuroria amerikane zbuloi prova të reja që vërtetojnë marrjen e ryshfetit nga ish anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të qeverisë së futbollit botëror dhe që i paraqitën ditën e hënë në një gjykatë.

12:10
Shuhet Radomir Antic, trajneri i 3 gjiganteve spanjolle

Ish trajneri serb Radomir Antic humbet betejën me sëmundjen e rëndë që e kishte mbërthyer për një kohë të gjatë dhe ndërron jetë në moshën 71 vjecare.

12:07
Komisioni i Ligjeve rrëzon dy dekrete të Metës, ia kalon për votim parlamentit

Komisioni i ligjeve i mbledhur online rrëzoi dy dekretet e presidentit Ilir Meta dhe ia çon ato për votim parlamentit.

12:04
HRW: Afganistani të gjykojë për krime lufte liderin e grupit të lidhur me IS-in

Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW) i bëri thirrje Qeverisë së Afganistanit, të ngrisë akuzat për krime lufte ndaj një liderit të grupit të ashtuquajtur Shteti Islamik në Khorasan.

12:03
Vlorë/ Merr flakë banaku i një lokali në Lungomare, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një lokal në Lungomare gjatë orëve te para të ditës së sotme ka marrë flakë në pjesën e përparme të banakut.

12:01
F1/ Vijojnë reduktimet e pagave, Williams e Racing Point

Skuderitë britanike të Formula 1 duhet të përballen me një krizë të thellë ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi dhe për këtë arsye ato po marrin masa drastike.

11:58
CoVid-19/ Respektimi i masave problem në Durrës

Ruajtja e distancave dhe mbajtja e mjeteve mbrojtëse, maskë dhe doreza, është domosdoshmëri gjatë lëvizjeve të detyruara jashtë shtëpisë, por respektimi i këtyre masave vazhdon të jetë problematik për shumë persona në Durrës.

11:55
Kompania franceze prodhon testin e shpejtë: Vetëm me një pikë gjaku zbulon nëse je infektuar

Kompania franceze e diagnostikës, NG Biotec, ka prodhuar një test të shpejtë serologjik, që mund të pikasë nëse një person është i infektuar apo ka qenë në kontakt me koronavirusin, dhe e bën këtë përmes marrjes së një pike të vetme gjaku. Për më tepër, rezultatet janë të disponueshme në vetëm 15 minuta.

11:50
7 Prill 1939, kur Italia fashiste pushtonte ushtarakisht Shqipërinë (Foto)

Pushtimi italian i Shqipërisë (7 prill – 12 prill, 1939) ishte një fushatë e shkurtër ushtarake e Mbreterisë së Italisë kundër Mbreterisë së Shqipërisë. Konflikti erdhi si rezultat i politikës imperialiste të diktatorit italian Benito Mussolini.

11:47
Rama sqaron shpërblimet: 1000€ mbi pagën për mjekët e infermierët në Vijën e Zjarrit! Kush bëhet mashë politike cënon misionin e shenjtë

Kryeministri Edi Rama me një reagim në twitter ka sqaruar çështjen e shpërblimit për bluzat e bardha.

11:42
1.150 viktima në 24 orët e fundit/ Koronavirusi në SHBA prek më shumë afro-amerikanët

Një tjetër rekord i trishtë vjen nga SHBA për koronavirusin. Sipas universitetit John Hopkins, kanë humbur jetën 1150 persona në 24 orë, për një total që shkon në kuotën e 10783 viktimave.

11:36
Super-paketa e stimulimit/ Itali, 400 miliardë euro për bizneset

Italia ka prezantuar një paket rekord stimulimi prej 400 miliardë eurosh për të ndihmuar biznesit e dëmtuar nga izolimi një mujor që ka gjasa të vijojë edhe për shumë javë të tjera.

11:24
Belgjikë, rritet bilanci i viktimave nga koronavirus

Vijon të rritet bilanci i viktimave dhe të prekurve me Covid-19 në mbarë botën.

11:19
“Rama të thotë sa lekë u shpenzuan”/ Alibeaj: 4 tendera të Ministrisë së Shëndetësisë, sekret shtetëror

Në një deklaratë për mediat, Enkelejd Alibeaj u shpreh se qeveria po hesht për aktin antiligjor të shpalljes sekret të 4 tenderave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe se një kompani antenash televizive, pa përvojë në fushën e shëndetësisë, është një nga fituesit e tenderave të shpallur sekret.

11:18
Coronavirusi po i rrënon: Punëtorët e seksit të detyruar të punojnë online

Shumica e punonjësve të seksit takojnë klientë personalisht dhe për ta, koronavirusi parashikon rrënim ekonomik.

11:11
Ibra edhe një vit në Serinë A, prioritet mbetet “Djalli”

Pezullimi i përkohshëm i aktiviteve sportive për shkak të pandemisë së Koronavirusit duket se i ka dhënë kohën e mjaftueshme Zlatan Ibrahimovicit për të përfunduar lojën me petalet e luledeles: të luaj edhe një vit apo të tërhiqem? Të qëndroj në Milano apo të provoj një aventurë të re?

11:10
Panucci nga karantina: Fonseca për perspektivën e Romës, Totti…

Christian Panucci (më 12 prill mbush 47 vjeç) jeton karantinën në Grottaferrata, në Castelli, larg djalit të tij Juan, i cili është me nënën e tij Isabel Luiz në Savona.

11:07
Covid-19, emigrantët e mbetur në kufi/ Meta nga Lezha: Të merren masa për karantinimin e tyre

Teksa vendi ndodhet në një situatë të pazakontë pandemie, presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte në një takim në Lezhë me prefektin Gjok Jaku.

11:01
Kurti: Muaji prill, vendimtar për daljen nga kriza e pandemisë

Kryeministri i Qeverisë së Kosovës në detyrë, Albin Kurti, tha se institucionet e Kosovës, janë të përkushtuar maksimalisht me çështjen e pandemisë.

10:50
Boris Johnson nuk ka nevojë për ventilator, pas natës në kujdes intensiv

Kryeministri britanik Boris Johnson ka kaluar natën në kujdes intensiv në një spital në londër pasi simptomat e tij të koronavirusit u përkeqësuan.

10:44
Covid-19/ Boris Johnson në terapi intensive, Basha mesazh: Qytetarët e Britanisë së Madhe kanë nevojë për ju

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i uroi shërim të shpejtë dhe të plotë kryeministrit britanik, Boris Johnson.

10:37
CoVid-19/ Shkon në 383 numri i të prekurve në vend, vetëm 6 raste të reja në 24 orët e fundit

Ka shkuar në 383 numri i të prekurve nga koronavirusi në vend.

10:36
Covid-19/ Ministri i Shëndetësisë, Veran: Pandemia ende s’ka arritur kulmin në Francë

Ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran deklaroi se vendi nuk ka arritur ende kulmin e shpërthimit të pandemisë Covid-19.

10:32
Greqi/ Shkon në 81 numri i viktimave nga CoVid-19

Ka shkuar në 81 numri i viktimave nga CoVid-19 në Greqi.

10:24
Covid-19/ Burri qëllon për vdekje gruan dhe veten! Arsyeja? Mendonte se kishin koronavirus

Frika e infektimit nga Covid-19 e ka shtyrë një burrë 54-vjeçar të qëllonte për vdekje gruan e tij dhe më pas veten; ngjarje kjo e cilësuar nga autoritetet policore si vrasje-vetëvrasje.

10:16
Mijëra të vdekur! Si shpërtheu koronavirusi? Teoritë e shumta dhe çfarë dihet deri tani…

Një boshllëk dijesh mbi origjinën e koronavirusit të ri që po shkatërron botën, ka siguruar terren për të gjitha llojet e teorive – nga fantastikja, tek e dyshimta deri tek e besueshmja.

10:12
Me ose pa leje/ Lëvizje në rrugët e Beratit- Radhë të shumta në banka, njerëzit nuk respektojnë distancën

Dita e sotme e ka gjetur Beratin me lëvizje të shumta përgjatë rrugëve.

10:05
Sherr në Peshkopi! Plagosën komshiun dhe djalin e tij, arrestohen 2 vëllezër

Dy vëllezër kanë rënë në pranga në Peshkopi si pasojë e një konflikti.

09:57
“Jemi në luftë me një armik vrastar”/ Mjeku Kalo: Nuk është sakrificë të qëndrosh në shtëpi

Përmes një postimi në Facebook, mjeku Tritan Kalo ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në këto kohë pandemie, si dhe veçanërisht qëndrimin në shtëpi.

09:52
“Kasapi” që mori mijëra jetë njerëzish/ 40,000 të vrarë, Covid-19 liron nga burgu ish-diktatorin

Ish-diktatori Hissene Habre u lirua dy muaj nga burgu, nga një gjykatës senegalez.

09:39
“Pashkë si kurrë më parë”/ Covid-19, Gjermania duhet të vazhdojë të qëndrojë në shtëpi

Ndërsa Austria dëshiron t’i zbusë gradualisht masat kundër epidemisë së Coronës, qeveria gjermane do të vazhdojë kursin e kufizimeve – sepse ato kanë efekt, mendon Jens Thurau.

09:32
Kriza e Coronës: Takim vendimtar i ministrave të Financave të BE

Bëhet fjalë për shumë, shumë para dhe të ardhmen e BE. Ministrat e Financave të BE kërkojnë instrumenta financimi për krizën e Coronës. Coronabonde apo fond solidariteti?

09:28
Franca i bën thirrje Iranit: Respekto detyrimet bërthamore!

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i ka bërë thirrje Iranit të respektojë detyrimet e tij bërthamore, derisa bota ka përqendruar vëmendjen e saj në pandeminë e koronavirusit.

09:21
Elbasan/ Shkon në 11 numri i të prekurve nga CoVid-19

Ka shkuar në 11 numri i të prekurve në Elbasan.

09:15
Gonzales: Po përjetojmë një nga sfidat më të mëdha. Faleminderit atyre që po kontribuojnë në këtë luftë

Raúl González-Montero, Përfaqësuesi i OBSh-së në Shqipëri i është drejtuar sot me një mesazh gjithë personelit mjekësor, që po përballet me koronavirusin.

09:10
CoVid-19/ Këshilli i Lartë Gjyqësor pezullon veprimtarinë deri më 22 prill 2020

Duke marrë shkas nga vijimi i situatës së fatkeqësisë natyrore në vend e krijuar nga virusi COVID-19, Këshilli i Lartë Gjyqësor mori vendimin për të vijuar pezullimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat në Republikën e Shqipërisë, deri në datën 22 prill 2020, me përjashtim të çështjeve urgjente.

08:57
Kufizimi i lirisë/ Sa kohë mund të funksionojë izolimi dhe çfarë pritet pas krizës?

Shkolla të mbyllura, kufizim i lëvizjes së lirë dhe i kontakteve. Për të frenuar pandeminë e Coronës, shteti po kufizon lirinë e qytetarëve. Sa kohë mund të funksionojë kjo? Dhe çfarë pritet pas krizës?

08:51
Merkel: COVID-19 sfida më e madhe në historinë e BE-së

Merkel kërkoi bashkëpunim edhe më të ngushtë midis vendeve anëtare të BE-së për të luftuar pasojat politike dhe ekonomike të koronavirusit, por shprehu jo-gadishmëri për të mbështetur propozimin e Spanjës dhe Italisë për borxhin e përbashkët

08:43
Lezhë/ Mjekët refuzojnë shpërblimin prej 5 mijë lekë të reja: Mungesë vlerësimi! Punën nuk do e ndërpresim

Personeli i urgjencës së spitalit rajonal të Lezhës ka refuzuar shpërblimin prej 5 mijë lekë të reja të dhënë nga qeveria për muajin mars.

08:31
Sot 7 prill, 81 vite nga pushtimi fashist i Shqipërisë

Sot data shënon 7 prill, dhe bëhen plot 81 vite nga 7 prilli i vitit 1939, dita kur Shqipëria u pushtua nga Italia.

08:21
Covid-19/ Bilanci tragjik, 1150 të vdekur në SHBA gjatë 24 orëve të fundit

Vazhdon të rritet numri i viktimave nga koronavirusi në botë. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës numri i vdekjeve mbetet sërish i lartë.

08:17
Meta kujton 7 prillin e pushtimit fashist: Shqiptarët iu përgjigjëm pabesisë

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot 7 prillin e 1939, kur fashistët pushtuan Shqipërinë. Në një mesazh në “Facebook”, Meta shkruan se 7 prilli është një ditë e hidhur si vetë pabesia në historinë tonë, por edhe një ditë nderimi për rezistencën heroike të ushtarakëve patriotë, me në krye Heroin tonë Mujo Ulqinaku.

08:07
Koronavirusi ‘pushton’ politikën në Britaninë e Madhe, pas Boris Johnson në spital përfundon edhe deputeti laburist

Duket sikur koronavirusi ka ‘pushtuar’ politikën në Britaninë e Madhe. Pas Boris Johnson i cili ndodhet në terapi intensive është shtruar në spital deputeti laburist Tony Lloyd.

08:04
Do të vijë medikamenti kundër Coronas nga Kuba në Gjermani?

Në Kinë medikamenti kubanez INFrec u ka ndihmuar pacientëve të infektuar nga Corona. Sipërmarrësi Georg Scheffer do ta importojë atë edhe në Gjermani, por nuk lejohet. Fokusi i tij është ndërkohë Spanja.

07:43
Vijon rritja e temperaturave, njihuni me parashikimin e motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta.

07:19
Trump: Amerikanët po luten për Boris Johnson

Numri i vdekjeve sa vjen dhe shtohet nga koronavirusi. Italia, Spanja, Franca rregjistruan sërish shifra drastike të vdekjeve nga Covid-19.

06:56
Theu karantinën, ministri i Shëndetësisë: Jam “idiot”

Ministri i Shëndetësisë në Zelandën e Re e quajti veten idiot pasi theu karantinën duke udhëtuar me familjen për në plazh. David Clark pranoi se ka udhëtuar 12 milje(20 km) për në plazh duke thyer karantinën.

06:43
Jeta në karantinë, ja si të kujdeseni për lëkurën në 5 hapa

Si pasojë e pandemisë së COVID-19, gratë dhe vajzat i kalojnë ditët pa vënë makiazh në fytyrë, por përkujdesja ndaj saj nuk fillon e mbaron tek makiazhi. Është e vërtetë që lëkura në përgjithësi është çliruar pak nga radikalet e lira si pasojë e ndotjes, por edhe qëndrimi në izolim ka pasoja në shëndetin dhe paraqitjen e lëkurës. Ekspozimi i tepërt ndaj ajrit të kondicionuar dhe mungesa e vitaminës D shterojnë gjallërinë e lëkurës dhe e përthajnë ndjeshëm atë. Revista Harpers Bazaar ka intervistuar disa ekspertë të bukurisë për të marrë prej tyre këshillat më të mira për përkujdesjen ndaj lëkurës, të cilat do t’i gjeni të përshtatura në shqip nga AgroWeb.org

06:31
Jo vetëm për gatim/ Zbuloni përdorimet e habitshme të qepës

Pavarësisht aromës dhe lotëve që shkakton, qepa është një nga ushqimet më të vlerësuara në botë. Qepa është aq e mirë dhe e shëndetshme për njeriun sa ndoshta do të ishte me vend të thuhej “një qepë në ditë i thua mjekut ik.” Qepët janë të dobishme kundër sëmundjeve dhe baktereve, madje e mbrojnë organizmin nga dëmtimet e qelizave. Kurat e mëposhtme me bazë qepe mund të duken të çuditshme por funksionojnë me të vërtetë.

06:20
Kinë/ Ndodh për herë të parë që nga janari, asnjë vdekje nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit

Kina së fundmi ka raportuar 32 raste të reja me Covid-19, ku të gjitha rastet janë të importuara, por nuk ka asnjë të vdekur gjatë 24 orëve.

06:06
Rekordi i zi i Francës, 833 të vdekur nga Covid-19 brenda 24 orëve

Vazhdon rritja e numrit të viktimave në botë nga koronavirusi. Franca regjistroi numrin më të lartë të viktimave gjatë 24 orëve.

05:52
Merkel: Kriza Covid-19, sprova më e madhe në historinë e BE

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel tha në konferencën e shtypit të hënën pasdite (06.04.) në Berlin, se ende nuk mund të japë një datë, se kur do të zbuten masat e marra për ngadalësimin e përhapjes së COVID-19.

05:25
SHBA-ja kundërshton pretendimet e talibanëve për shkelje të marrëveshjes

Ushtria amerikane ka kundërshtuar pretendimet e talibanëve afganë se Shtetet e Bashkuara janë duke shkelur kushtet e marrëveshjes së paqes, të nënshkruar nga të dyja palët në fund të muajit shkurt. Forcat amerikane-Afganistani “kanë zbatuar dhe vazhdojnë të zabtojnë kushtet e marrëveshjes mes SHBA-së dhe talibanëve; secili pretendim tjetër është i pabazë”, ka thënë zëdhënësi, Koloneli Sonny Leggett përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.