Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim gjatë vizitës në Himarë ka komentuar në lidhje me propozimet e PD-LSI për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Ajo u shpreh e kënaqur që opozita mori përgjegjësitë dhe vijon të jetë e angazhuar. Gjithashtu Kim riapelon që partitë duhet t’u qëndrojnë fjalës për Marrëveshjen e 5 qershorit,  teksa thekson se duhet të sjellin në tryezë propozime reale.

“Është e mrekullueshme të jesh këtu në Himarë. kam shpenzuar pak kohë duke u takuar me qytetarët e Himarës. Isha shumë e lumtur të drekoja me kryetarin e bashkisë. Tani do të takohem me përfaqësuesit e Kadastrës këtu. Siç dhe ju e dini një nga prioritetet tona më të mëdha është të rrisim investimet amerikanë në Shqipëri dhe zgjidhja e problemeve të pronësisë është një hap i madh në këtë aspekt. Jam e kënaqur që opozita mori përgjegjësitë. E rëndësishme që opozita të vijojë të jetë e angazhuar. Të gjitha partitë të sjellin propozime që janë reale. Çdo parti qe ka nënshkruar ‘5 qershorin’ t’i qëndrojnë fjalës”, tha Kim.

Top Channel