Forca e posaçme “Shigjetat” ka arrestuar tre të rinj që janë kapur me disa doza lëndë narkotike, si dhe ka sekuestruar një automjet dhe tre telefona celularë.

Policia ka vënë në pranga Enzo Doçin, Endis Çullhaj dhe Rigels Hoxhan.

Pas mbajtjes në vëzhgim të këtyre shtetasve dhe mbi bazën e dyshimit se në çantën që mbante shtetasi Endis Çullhaj, i shoqëruar nga shtetasi Enzo Doçi, kishte lëndë narkotike, shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje për të ndaluar, por këta shtetas nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë dhe kanë tentuar të largohen me një mjet tip “Volkswagen” me drejtues Rigels Hoxhan, por janë kapur dhe ndaluar nga forca e posaçme “Shigjetat”.

Policia njofton se gjatë kontrollit fizik të tyre dhe kontrollit në automjet, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 88 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Forca e posaçme “Shigjetat” godet një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohet lëndë narkotike kanabis, 1 automjet dhe 3 telefona celular.

Vihen në pranga 3 shtetas.

Në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, evidentimin dhe prangosjen e personave që shpërndajnë lëndë narkotike, nga forca e posaçme “Shigjetat” u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– E. D., 20 vjeç, E. Ç., 25 vjeç dhe R. H., 24 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Pas mbajtjes në vëzhgim të këtyre shtetasve dhe mbi bazën e dyshimit se në çantën që mbante shtetasi E. D., i shoqëruar nga shtetasi E. Ç., kishte lëndë narkotike, shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje për të ndaluar, por këta shtetas nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë dhe kanë tentuar të largohen me një mjet tip “Volkswagen” me drejtues R. H., por janë kapur dhe ndaluar nga forca e posaçme “Shigjetat”.

Gjatë kontrollit fizik të tyre dhe kontrollit në automjet, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 88 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. D., E. Ç. dhe R. H. dhe materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

Top Channel