VIDEO/ Stuhitë dhe shiu i rrëmbyeshëm vazhdojnë të godasin Italinë

28/09/2020 11:45

Vala e stuhive dhe shiut të rrëmbyeshëm vazhdojnë të godasin Italinë për disa ditë radhazi.

Si pasojë, siç raportojnë mediat vendase, zjarrfikësve iu desh të intervenonin në rreth njëmijë raste, brenda 24 orëve të dielën – me Campania dhe Toskana rajonet më të prekura.

Gjithashtu, disa ferma u pushtuan nga balta në provincën e Salerno, ndërsa kishte përmbytje të mëdha dhe pemë u shembën në Romë.

Veç këtyre, javën e kaluar një vrapues 61-vjeçar vdiq, me sa duket pasi u kap nga përmbytjet e vrullshme në Luvinate, në provincën veriore të Varese, ndërsa ishte duke vrapuar.

Top Channel