Aktorit i lind djalë, i vë emrin e vëllait të vdekur

28/09/2020 11:32

Emri i River Phoenix ka jetuar përmes filmave të tij. Tani do të jetojë edhe nëpërmjet nipit.

Vëllai i aktorit, ylli hollivudian Joaquin Phoenix dhe partnerja e tij, gjithashtu nje aktore e njohur, Rooney Mara u bënë me djalë. Joaquin vendosi t`i vërë emrin e të vëllait që u largua nga jeta në moshë fare të re për shkak të një mbidoze droge. Rooney ishte dakord me të. Joaquin ka qenë shumë i lidhur me të vëllanë dhe e përjetoi shumë keq vdekjen e tij.

Ai ishte 19 vjec kur River, i konsideruar një yll në rritje e i famshëm për rolet e paharrueshme në “Stand By Me,” apo “Running on Empty” vdiq në një dhomë hoteli në moshën vetëm 23 vjecare. “Praktikisht, cdo film ku kam interpretuar, në një farë mënyrë ka pasur një lidhje me të”, pat rrëfyer Phoenix në një intervistë për Anderson Cooper të CNN në muajin janar. 45 vjecari fitoi Cmimin oskar si aktori më I mire shkurtin e vitit të kaluar, për interpretimin brilant tek “Joker”.

Top Channel