Ralf Gjoni

Deputeti Ralf Gjoni është shprehur i revoltuar  në seancën e Komisionit të Ligjeve duke folur plot nënkuptime.

Ai ka krahasuar këtë seancë me asambletë indiane dhe botën e famshme të Bollivudit. Në lidhje me propozimin e fundit ai tha se është si të tallësh Xhemilen, duke nënkuptuar se nuk është vepruar duke pasur deputetë përpara por persona të pashkolluar.

“Propozimi në moment të fundit është si të tallësh Xhemilen, më kujtojnë filmat e Bollivudit në union të plotë, nuk ka si asambletë indiane. Do të donim listat e hapura nuk e arritëm dot por mos e ktheni Kodin Zgjedhor në Kushtetutën e vjetër që ndryshuam në korrik. Nuk bëhet fjalë për fatet tona por për zgjedhësit e lirë. Do t ju lutesha nëse ka mundësi që të merren parasysh propozimet tona në amendament por edhe çfarëdo detaji që do të mundim të huazojmë”, tha Gjoni.

Top Channel