Pamjet në mikroskop dhe në 3D/ Ja si duket virusi Sars-cov-2 që po shkakton mijëra viktima

28/09/2020 11:31

Koronavirusi vijon të marrë shumë jetë njerëzish, ndërsa deri më tani janë infektuar miliona persona.

Ndërkohë në mediat e huaja vijon të shpërndahen foto të kapura në mikroskop nga virusi që lindi në Kinë.

Sipas shkencëtarëve COVID-19 duket i ngjashëm me koronaviruset e tjera, konkretisht si ai i frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (MERS-CoV), që u shfaq në vitin 2012, dhe sindroma e rëndë akute e frymëmarrjes (SARS-CoV), i cili u shfaq në 2002.

Pra imazhet e të tre virusëve po thuajse janë të ngjashme sepse të tre këta viruse janë në të njëjtën familje të “coronavirusëve”, të cilat emërtohen për pamjen e tyre në formë kurore. Fjala “corona” në latinisht do të thotë “kurorë”.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel