Pushimet që u kthyen në tragjedi për familjen Çela, zjarri në banesë i merr jetën 24-vjeçares dhe dy fëmijëve të saj, kishin shkuar për të riparuar shtëpinë në fshat
29/07 21:00
Në Lushnjë është arrestuar në flagrancë një shtetas dhe është shpallur në kërkim një tjetër, pasi nën kërcënimin e një mjeti prerës i kanë vjedhur një sasi lekësh një 18-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin N. H., 23 vjeç, banues në Lushnjë, si edhe shpallën në kërkim e po punohet për kapjen e shtetasit A. P., 28 vjeç, banues në Lushnjë. Të dy këta shtetas, në lulishten e qytetit, nën kërcënimin e një mjeti prerës (biçak), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, i kanë marrë një sasi lekësh shtetasit L. Ç., 18 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel