Pjesë nga shfaqja "Bosh"

Josif Sina, i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” është protagonisti i shfaqjes teatër “Bosh” që po komentohet këto ditë në Tiranë, pasi ka nuditet dhe nuk lejohen fotot e videot.

Në shfaqjen që po jepet këtë javë, Joni është personazhi kryesor, i cili është  izoluar në psikiatri për shkak  të një dashurie të ndaluar. Kjo është një shfaqje ndryshe që ka nxitu shumë debate mes të rinjve, sepse shoqëria shqiptare e konsideron akoma tabu nudizmin. Josifi tha në studio se ata që do ta frekuentojnë sallën do të jenë të rinjtë më së shumti sepse janë ata që e përqafojnë më shumë një gjë ndryshe.

“Janë të rinjtë ata që e përqafojnë më mirë nudizmin. Publiku priret të jetë rinor,sepse është një lloj i ri teatri. Ka qenë shumë autentike si vepër, është bërë nga një vajzë për herë të parë jashtë dyerve të shkollës. Mendoj që do të ishte e njëjtë edhe po të mos ishte pjesa e nudizmit. Është vepër e fortë që prek shumë. Nudizmi ngelet një pikë normale që kalohet shumë lehtë. Unë e gjeta veten 90% brenda Jonit. Ai 10%0shi  është fakti që unë nuk jam Joni dhe nuk jam trajtuar njësoj si joni nga komuniteti, shoqëria, familja”, u shpreh Josifi.

Top Channel