I infektuari me Covid tentoi të kalonte kufirin me 2 persona në makinë! Kapet në Kakavijë dhe gjobitet

28/09/2020 10:51

Një qytetar nga Konispoli rreth të 50-ave ka tentuar të kalojë përmes pikës së kalimit kufitar në Kakavijë pasi dispononte një test covid- pozitiv.

Ai pretendoi se nuk ishte dakord me rezultatin pasi në kllapa formulari i përgjigjes kishte edhe përshkrimin i dyshuar.

Qytetari shoqërohej nga një tjetër pasagjer po nga Konispoli i cili rezultonte negativ sipas testit por të dy janë gjobitur nga policia dhe janë kthyer pas ndërsa janë njoftuar autoritetet e epidemiologjisë për ndjekjen e mëtejshme të rasteve dhe verifikimin e gjendjes shëndetësore të personave, rrethit të tyre të kontakteve.

Top Channel