Arrestohet i mituri në Vlorë, dyshohet se …/ Procedohet penalisht një shtetas kosovar

28/09/2020 10:34

Një person ka rënë nën prangat e policisë, ndërsa një tjetër shtetas kosovar është proceduar penalisht në Vlorë.

Shtetasi M. D., 15 vjeç, është vënë nën prangat e policisë, pasi në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, dyshohet se ka vjedhur sende në pronësi të shtetases E. S. Gjatë kontrollit fizik shtetasit M. D. i është gjetur në xhep një dorezë metalike.

Në vijim të kontrolleve u procedua penalisht shtetasi G. Th., 26 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë, pasi gjatë kontrollit fizik i është gjetur një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprimet e mëtejshme procedurale.

Top Channel