Ndotja e lumit Gjanica/ Kompanitë e naftës përgjegjëse do të ndëshkohen…

28/09/2020 13:29

Kompanitë e naftës që ndotin lumin Gjanica me mbetje hidrokarbure do të procedohen penalisht. Reagimi vjen nga kryebashkiaku i Fierit pak ditë pas ndotjes së fundit të lumit Gjanica.

Polica e Fierit ka identifikuar disa subjekte të cilat vazhdimisht dhe në mënyrë të fshehtë, derdhin mbetjet hidrokarbure në shtratin e lumit.

Sipas kryebashkiakut të Fierit, shumë shpejt do tu pritet rruga të gjitha subjekteve që në mënyrë të përsëritur shkaktojnë këtë ndotje jo vetëm për qytetarët e fierit, por duke shkaktuar ndotje me përmasa të mëdha mjedisore pasi nëpërmjet lumit Seman mbetjet hidrokarbure derdhen në detin Adriatik.

Ndotja nga kompanitë e naftës dëmton edhe investimin që përfundoi pak muaj më parë për rehabilitimin dhe sistemimin e shtratit të lumit Gjanica.

Për pastrimin e ujit nga mbetjet hidrokarbure shumë shpejt do të ndërtohet edhe një impiant pastrimi.

Top Channel