Çështja e asociacionit po kthehet në arsyen e rrallës për bllokimin e dialogut Prishtinës-Beograd.

Teksa pala kosovare nuk pranon ta diskutojë më, ajo serbe këmbëngul në të kundërtën. Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuric deklaroi se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, “mund ta gënjejë publikun sa të dojë”, por ai “nuk do t’i ikë dot” krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Në takimet në Bruksel, Hoti ia merr një kënge tjetër, dhe jo vetëm që premton se do ta mundësojë formimin e Asociacionit të komunave serbe, por garanton gjithashtu autorizime shtesë për të”, tha Gjuric në një deklaratë të publikuar online. Zyrtari i lartë serb, që është njëkohësisht edhe udhëheqës i delegacionit të Serbisë në bisedimet në nivel ekspertësh me Kosovën, deklaroi se Hoti duhet të ndërmarrë urgjentisht hapa për të formuar Asociacionin, pas një vonese shtatëvjeçare.

Disa ditë më parë, edhe presidenti serb Aleksandar Vucic e bëri të qartë pozicionin e Beogradit, duke theksuar gatishmërinë për të vashduar dialogun me Kosovën, por duke I mëshuar njëkohësisht idesë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe, sipas tij, është temë e pashmangshme.

Top Channel