Drejtonin automjetin në gjendje të dehur dhe pa patentë, arrestohen dy persona në Durrës

28/09/2020 10:26

Dy drejtues automjetesh janë vënë nën pranga pasi u konstatuan nga forcat policore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Janë arrestuar shtetasit:

L. P., 53 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 14, Durrës, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.84 mg/l.

Si dhe shtetasi D. V., 22 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Tiranë-Durrës, duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Njoftimi i policisë:

Arrestohen në flagrancë 2 drejtues mjetesh.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur ose të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit:

L. P., 53 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 14, Durrës, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.84 mg/l.

D. V., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Tiranë-Durrës, duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Top Channel