“S’ka pasur thirrje nga Vetëvendosja që të mbështeten protestat në Shqipëri”, reagon Albulena Haxhiu: Të ndalet dhuna, arroganca nga pushteti nxit tensionet 19/10 14:13
Tri viktima dhe 48 raste të reja me koronavirus u raportuan të hënën në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se viktimat u regjistruan në Prizren, Gjakovë dhe Gjilan, ndërsa rastet e reja rezultuan nga testimi i 645 mostrave.
Instituti po ashtu raportoi se në 24-orëshin pararak u shëruan 142 pacientë nga koronavirusi.
Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë arrin në 15,520.
Prej tyre, 625 pacientë kanë vdekur dhe 13,420 janë shëruar.
Numri i rasteve aktive në Kosovë aktualisht është 1,475.
Top Channel