Vazhdon eksodi futbollistik te skuadra e Kukësit në Kategorinë Superiore.

Pas Bruno Telushit, i erdhi radha Emiljano Mustës që t’i thotë lamtumirën skuadrës nënkampione të vendit. Vetë klubi verilindor komunikoi largimin e mbrojtësit teksa konfirmoi zgjidhjen e kontratës me Mustën në mënyrë konsensuale.

Në Komunikatën e tij Kukësi e falenderoi futbollistin për kontributin e dhënë dhe i uroi sukses në të ardhmen. Një tjetër futbollist që vendosi të largohet nga Kukësi është edhe Erhun Obanor. Futbollistit i skadoi kontrata me klubin dhe refuzoi ta rinovojë atë edhe pse drejtuesit e klubit i ofruan një kontratë të re me kushte më të mira, kjo sepse Obanor preferon që të provojë një aventurë të re në një kampionat jashtë vendit

Top Channel