Protestë paqësore nga “Qëndresa Qytetare” në ambasadën e Kosovës në Tiranë

28/09/2020 10:27
Pamje nga protesta paqësore

Një grup të rinjsh nga “Qëndresa Qytetare” po mban një reagim të përbashkët duke protestuar në mënyrë paqësore me një pankartë të madhe në duar kundër Plagjiaturës së Ministrave të Kosovës dhe Shqipërisë Kushi – Likaj  përballë Ambasadës së Kosovës në Tiranë ditën e sotme.

Gjithashtu në të njëjtën kohë ky reagim do të mbahet edhe përpara Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë nga ORCA, Kosovë.  Ata janë paraqitur të veshur me maska dhe në distancë me njëri-tjetrin.

Në fund të deklaratës së përbashkët do të zbulohet Hymni: Kundër Plagjiaturës të Përbashkuar që është shkruajtur edhe në pankartën e madhe.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel