E mërkurë, 08 Prill 2020
08:38
“Ditët më të mira do të kthehen”, Rama e nis ditën me optimizëm

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri i vendit, Edi Rama bën një parashikim optimist për situatën

08:32
Themeluesi i Twitter-it dhuron një miliard dollarë për luftën kundër koronavirusit

Jack Dorsey, themelues i rrjetit social Twitter, tha se do të dhurojë një miliard dollarë për të ndihmuar trajtimin e pandemisë së koronavirusit.

08:19
Johnson kalon natën e dytë në kujdes intensiv

Kryeministri britanik, Boris Johnson, kaloi të martën natën e dytë në kujdes intensiv.

08:16
Shënohet viktima e 5-të në Kosovë

Viktima e 5-të është shënuar në Kosovë teksa numri i të shëruarve ka shkuar në 30.

07:56
Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta.

07:39
Lëkundje të forta në Korçë, ja magnituda

Një tërmet është shënuar në Korçë.

07:23
SHBA publikon bilancin tragjik, 1736 të vdekur nga Covid-19 për 24 orë

Bota vazhdon luftën me koronavirusin ku numri i rasteve të reja dhe vdekjeve rritet çdo ditë. SHBA ka publikuar një tjetër bilanc tragjik.

07:03
Ushqimet e duhura që ju ndihmojnë të humbisni kilogramët e tepërt

Ushqimet që plotësojnë nevojat e njeriut janë të larmishme dhe të ndryshme. I tillë është edhe ndikimi i tyre tek hormonet, uria dhe kaloritë e djegura. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni listën e plotë të ushqimeve të që ju ndihmojnë të humbisni në peshë.

06:55
Mënyrat natyrale për të lehtësuar dhe kuruar ulçerën e stomakut

Ulçera shfaqet në shtresën e brendshme të stomakut. Ajo ndodh kur acidi i stomakut irriton shtresën e lartpërmendur. Shkaktarët e ulçerës janë infeksioni bakterial por edhe përdorimi afatgjatë i medikamenteve si ibuprofeni apo aspirina. Ushqimet pikante nuk shkaktojnë ulçerë por e përkeqësojnë, atë sepse rrisin prodhimin e acidit.

06:46
Hithra me limon, trajtimi natyral kundër anemisë

Anemia është një sëmundje që shkaktohet nga mungesa e hekurit ose si shenjë shoqëruese e një problemi tjetër shëndetësor. Simptomat e anemisë përfshijnë lodhjen, rënien e flokëve, takikardinë e të tjera. Ilaçet dhe kurat farmaceutike janë të shumta. Por duhet të keni kujdes nga suplementët e hekurit. Kujdesi nis duke mësuar më shumë për efektet anësore të këtyre suplementëve.

06:28
Polonia planifikon mbajtjen e zgjedhjeve, pavarësisht pandemisë

Ligjvënësit polakë votuan për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në maj, ashtu siç ka qenë e planifikuar më herët, pavarësisht situatës që ka krijuar shpërthimi i koronavirusit.

06:12
Çekia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit

Ligjvënësit çekë votuan për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 30 prill, me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit. Qeveria kërkoi që gjendja e tillë të vazhdojë deri më 11 maj, por kjo dështoi, pasi 90 nga 101 ligjvënësit e pranishëm në parlament votuan për kohë më të shkurtër.

05:46
Egjipti do t’i ndalojë tubimet fetare gjatë Ramazanit për shkak të koronavirusit

Egjipti do t’i ndalojë të gjitha tubimet fetare gjatë Muajit të Ramazanit, i cili nis pas rreth dy javësh, për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Gjatë këtij muaji, myslimanët zakonisht e prishin agjërimin në perëndim të diellit, pastaj shkojnë në xhami për t’u lutur dhe kalojnë kohë me të afërmit.

05:17
Administrata Trump, 250 miliardë fonde të tjera asistence për bizneset e vogla

Administrata Trump i kërkoi sot Kongresit një tjetër fond prej 250 miliardë dollarësh në formë asistence urgjente për biznesin e vogël amerikan që po vuan pasojat e pandemisë së koronavirusit.

04:59
Jep dorëheqjen Sekretari i Marinës ushtarake amerikane

Sekretari në detyrë i Marinës Ushtarake amerikane Thomas Modly ka paraqitur dorëheqjen përmes një letre drejtuar Sekretarit të Mbrojtjes Mark Esper.

04:25
Ndihmësi i Presidentit Trump paralajmëroi herët për epideminë

Peter Navarro, këshilltari për tregtinë i Presidentit Donald Trump, paralajmëroi në dy memorandume, të publikuara rishtazi, gjatë muajve janar dhe shkurt për pasojat e rënda që do të kishte koronavirusi vdjekjeprurës për ekonominë e Shteteve të Bashkuara. Në muajin janar, zoti Navarro ka parashikuar se deri në 543 mijë amerikanë mund të vdisnin nga virusi që kishte shpërthyer në Kinë. Një muaj më vonë, ai sugjeronte se koronavirusi mund të vriste nga 1 milion, deri në 2 milionë amerikanë.

03:43
Largohet Sekretarja e Shtypit që s’mbajti konferenca për shtyp

Stephanie Grisham, Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, e cila nuk mbajti asnjë konferencë për shtyp gjatë nëntë muajve të saj në këtë detyrë, do të fillojë të punojë si shefe kabineti e Zonjës së Parë, Melania Trump. Në një deklaratë të Zonjës së Parë thuhet se zonja Grisham “ka qenë një udhëheqëse e vërtetë në Administratë që nga dita e parë dhe se e di që do të shkëlqejë si Shefe Kabineti”.

03:02
Mbi 12 mijë viktima nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara

Në Shtetet e Bashkuara, numri i të vdekurve nga koronavirusi ka arritur në mbi 12 mijë e 285, ndërsa numri i të infektuarve është në mbi 387 mijë. Qyteti i Nju Jorkut vazhdon të jetë më i godituri, me mbi 4 mijë të vdekur.

02:37
Karantina më brumëra e Fjolla Morinës, ja sa kg ka shtuar!

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon përmes një lidhje Skype, nga ku tregoi rutinën e këtyre ditëve.

02:05
Testi i shpejtë në Francë, fillon prodhimi nga një kompani franceze

Kompania franceze e diagnostikës, NG Biotec, ka prodhuar një test të shpejtë serologjik, që mund të pikasë nëse një person është i infektuar apo ka qenë në kontakt me koronavirusin, dhe e bën këtë përmes marrjes së një pike të vetme gjaku.

01:21
Itali, 604 viktima në një ditë, bilanci tragjik edhe në Francë dhe Britaninë e Madhe

Autoritetet në Itali raportuan 604 viktima në 24 orët e fundit, duke e çuar bilancin në total në 17 127 të vdekur. Numri i të infektuarve është mbi 135 mijë.

00:57
Marrëveshja me bankat e nivelit të dytë për pagat e bizneseve, miratohet VKM-ja e garancisë

Qeveria miratoi VKM –në për garancinë shtetërore të huasë me bankat e nivelit të dytë për pagat e bizneseve, aktiviteti i të cilëve është prekur nga vendimet e qeverisë në kuadër të menaxhimit të situatës së krijuar nga COVID-19, si edhe për përcaktimin e kushteve dhe kritereve të marrëveshjes së garancisë dhe marrëveshjes së mirëkuptimit.

00:41
Hoteli karantinë në Korçë, strehohen për 14 ditë 35 emigrantët që erdhën nga Greqia

35 shqiptarët që prej ditësh kishin mbetur të bllokuar në Kapshticë u dërguan mbrëmjen e djeshme në një hotel në periferi të Korçës ku do të qëndrojnë të izoluar për 2 javë.

00:23
Kosovë, 19 raste të reja me Covid-19, 6 të shëruar

Sot, më 07 prill 2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 259 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjithsej nëntëmbëdhjetë (19) prej tyre kanë rezultuar pozitive (në tre turne testimi).

E martë, 07 Prill 2020
23:57
Elbasan, regjistrohet një tjetër rast pozitiv me koronavirus

Një tjetër rast pozitiv me Covid-19 është regjistruar në Elbasan. Rasti i fundit është gruaja e 46- vjeçarit që kishte restorantin pranë gjykatës në Elbasan.

23:38
Kriza e librit dhe sygjerimet e karantinës

Pak kohë më parë Top Channel ngriti shqetësimin për taksën e librarive dhe krizën e librit, por lajm i mirë është që pak ditë më vonw libraritë u lejuan të hapen. Shqipëria është ndër te vetmet vende në botë që ka lejuar libraritë te funksionojnë normalisht edhe në këto kohë pandemie.

23:05
“Pa rroba lejoheni, por pa maska jo”/ Policia Çeke qorton “ashpër” nudistët

Si pasojë e koronavirusit maskat janë kthyer në një “aksesor” të detyrueshëm. Mirëpo një grup nudistësh në Republikën Çeke, duket se i kanë “injoruar” këto masa dhe kanë shfrytëzuar temperaturat e larta, për të ekspozuar trupin e tyre në diell. Por ky veprim i tyre nuk ka kaluar pa u vënë re nga autoritetet policore, të cilët i kanë qortuar dhe këshilluar, që maskat në këto kohë pandemie, janë të detyrueshme të vihen.

22:46
Zv-kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Nga nesër nis ora policore, pika kulmore pritet në fund të muajit

Zv-Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani me anë të një lidhje “skype”  foli në Open në Top Channel ku tregoi për situatën në Maqedoninë e Veriut. Sipas Osmanit tani sot numri i viktimave ka qenë 6.

22:40
I biri i shtruar në spital me Covid-19/ Babai i Boris Johnson: Është rritur me dele dhe ajër fshati, do ja dali

Kryeministri britanik, Boris Johnson, prej mbrëmjes së djeshme ndodhet në terapi intensive për shkak se gjendja e tij është përkeqësuar.

22:28
Eksperti i Shëndetit Publik në Open: Në SHBA për dy javë pritet që numri i vdekjeve të mbetet i lartë

Eskperti i Shëndetit Publik, Gani Abazi foli në Open në Top Chanel me anë të një lidhje skype ku tregoi situatën që paraqitet në Shtetet e Bashkuara  të Amerikës nga pandemia e koronavirusit.

22:22
Maqedoni e Veriut, 5 të vdekur brenda 24 orëve të fundit

Rritet bilanci i viktimave dhe të infektuarve nga virusi korona në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë informoi sot edhe për 5 viktima të reja nga COVID-19.

22:16
Eksperti i shëndetit publik Dasho: Masat aktuale të ezauruara, momenti të përdorim ato inteligjente

Doktor Erion Dasho ndodhet në Shqipëri, ku po jep kontributin e tij ndërsa vendi po kalon një situatë të vështirë për shkak të pandemisë.

22:09
Virologët belgë presin që koronavirusi të bëhet sezonal

Virologët nga shtabi belg i krizës për koronavirusin paralajmërojnë se janë të mëdha gjasat që koronavirusi COVID-19 të bëhet sezonal dhe rekomandojnë mbajtje të maskave në çdo rast.

22:05
Vdes djali i lindur pa një pjesë të trurit, pasi jetoi mrekullisht për 5 vjet

Një djalë i lindur pa një pjesë të trurit të tij ka vdekur, njoftoi familja e tij, pasi mrekullisht kishte jetuar deri në moshën pesë vjeçare.

21:56
A duhen mbajtur maskat? Flasin në Open 3 mjekët e njohur

OBSH së fundmi pas studimeve të bëra ka dalë në përfundimet se maskat duhet përdorur pasi ka gjasa që virusi qëndron në ajër. Më herët edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës Trump këshilloi që të përdoren maskat.

21:44
Në karantinë për 14 ditë, 27 emigrantët në Kapshticë evakuohen në hotel nën masa të rrepta sigurie

27 emigrantët shqiptarë të cilët kishin ngecur prej 4 netëve në zonën neutral të doganës së Kapshticës, tashmë kanë mbërritur në hotelin ku do të karantinohen për 14 ditët e ardhshme.

21:36
Policia çeke: Edhe nudistët duhet të mbajnë maska kundër koronavirusit

Plazhistët nudo janë paralajmëruar sot nga policia çeke se për sa kohë të zgjasë pandemia e koronavirusit duhet të mbajnë maska në vendet publike, sipas ligjeve tashmë në fuqi.

21:16
Tre të prekur me Covid-19 në gjendje kritike në Kosovë, njëri shtrohet në Infektivë pa vetëdije

Infektologu Valbon Krasniqi ka thënë se në Klinikën Infektive aktualisht po trajtohen 43 raste me Covid-19, kurse, tre janë në gjendje kritike.

21:16
Kina hap atraksionet turistike, distanca sociale ‘fluturon nga dritarja’

Parqet kombëtare kineze janë rihapur në disa zona të vendit por oferta e hyrjes falas në disa prej tyre ka bërë që të mblidhen mijëra vetë në skena kaotike, pa folur për distancim social apo mbajtje të maskave të fytyrës.

21:13
Modelja s’i ndahet zakonit, e bën sërish…(FOTO)

Ajo njihet për fotot e saj tepër provokuese, si pasojë e të cilave ka dhe miliona ndjekës në Instagram.

21:00
Momentet kur VIP-at u ‘tradhtuan’ dhe ekspozuan vendet intime

Të ndjekur nga qindra kamera dhe aparate fotografikë, VIP-at botërorë e kanë të vështirë t’ia hedhin “pa u lagur”, teksa pësojnë ndonjë incident.

20:48
Pamje të rënda brenda spitalit Infektiv/ Pacientët me tuba oksigjeni, mjekët të mbuluar nga koka tek këmbët

TIRANË- Teksa numri i të infektuarve në të gjithë vendin tona ka shkuar në 383, së fundmi janë publikuar edhe disa pamje nga brenda spitalit Infektiv në Tiranë ku po trajtohen persona që janë në gjendje të rëndë.

20:44
Nëna e pesë fëmijëve lë pas katërnjakët e mrekullisë, pas vdekjes nga koronavirusi

Një nënë e pesë fëmjëve në Britani ka vdekur pas betejës me koronavirusin duke lënë pas edhe katërnjakët 13-vjeçarë që ishin njohur si mrekulli në kohën e lindjes.

20:41
Foto/ Çmenduritë e të rinjve në klubet e natës

Koronavirusi ka bërë që shumë të rinj, por jo vetëm, të privohen nga argëtimi që ofrojnë klubet e natës.

20:41
14 ditë karantinë në hotel me shpenzimet e veta, u jepet zgjidhje edhe personave të bllokuar në Kakavijë

Ashtu si në Kapshticë ku 27 persona janë dërguar në një hotel për tu karantinuar për 14 ditë, edhe nga Kakavija emigrantët që janë të bllokuar në zonën neutrale do të transportohen pas pak për në karantinë.

20:35
Veliaj ndihmon familjen Berisha: Nuk është problem, secili fis e ka një dele të zezë

Një prej familjeve ku Veliaj dërgoi sot ndihma ushqimore në Kombinat ishte dhe familja e Zyfe Berishës. Nisur edhe nga mbiemri, kryebashkiaku Veliaj theksoi se ai nuk është problem, pasi të gjithë do të ndihmohen nga Bashkia e Tiranës.

20:26
Kina raportoi sot për herë të parë zero vdekje nga koronavirusi, që prej nisjes së epidemisë

Kina ka raportuar të martën ZERO vdekje nga koronavirusi i ri, për herë të parë që prej nisjes së publikimit të shifrave në janar.

20:14
Koronavirus/ Franca me bilanc lufte, rekord vdekshmërie në 24 orë

Franca ka pasur një bilanc shumë tragjik gjatë 24 orëve të fundit sa i përket vdekjeve që lidhen me Koronavirusin.

20:09
Putin thotë se Boris Johnson do ta kalojë koronavirusin “me sensin e tij të humorit”

Presidenti rus Vladimir Putin i ka uruar sot shërim të shpejtë kryeministrit britanik Boris Johnson duke insistuar se “sensi i tij i humorit” do ta ndihmojë të mundë koronavirusin.

20:05
Karantina e Son/ Stërvitje brutale dhe ekspozim ndaj gazit lotsjellës

Në Korenë e Jugut të gjithë meshkujt janë të detyruar të bëjnë 21 muaj shërbim ushtarak, por sulmuesi i Tottenhamit, Son Hueng-Min ia hodhi paq, pasi shënoi golin që i dha vendit medaljen e arit në Lojërat Aziatike në vitin 2018.

19:53
“Ju dua shumë”, Rama mesazh për shqiptarët: Mos e harroni kurrë…

Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në Facebook, ka dhënë një mesazh për të gjithë shqiptarët ku shkruan se kjo luftë kundër CoVid-19 do të fitohet.

19:48
Marina e Indisë nis planet e blerjes së tre nëndetëseve ruse kategoria Kilo

India duket se do të pranojë një ofertë e kompanisë shtetërore ruse të rinovimit dhe ndëritmit të nëndetëseve për tre luftanije me një kosto prej $1.8-2 miliardë, në një ofertë të leverdishme për rritjen madhore të kapaciteteve ushtarake.

19:31
Kapet modeli në arrati që tallej me policinë duke postuar foto nga pushimet e luksit

Një model mashkull që arratisej nga dretësia britanike, është kapur së fundmi rreth 6,000 mijle larg në Kamboxhia, pasi tallej me policinë duke postuar foto të stilit të jetesës prej ‘playboy’.

19:24
Kosovë/ 51-vjeçari me CoVid-19 arratiset nga spitali

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Kosovë, ku një punëtor krahu pasi përfundoi në spital se u plagos në orarin e punës, rezultoi dhe me COVID.

19:16
Lufta kundër CoVid-19, BE 15 miliardë euro ndihma për vendet në nevojë

Bashkimi Evropian njoftoi se ata do të sigurojnë 15 miliardë euro (16.4 miliardë dollarë) për të ndihmuar vendet e varfra të luftojnë pandeminë e koronavirusit.

19:10
Top Talk: Pritshmëri negative për biznesin. Rregullat e reja pas Covid-19 do të çorodisin tregun imobilar

Në studion e emisionit “Top Talk” të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar me anë të një lidhje “Skype” eksperti i shërbimeve imobilare Eglent Bici.

19:07
Top Talk: Vendimi i qeverisë për shtyrjen e pagimit të qirasë. Ekspertët: I dëmshëm dhe krijon kaos

Në studion e emisionit “Top Talk” të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar me anë të një lidhje “Skype”, eksperti i shërbimeve imobilare, Eglent Bici.

19:04
Projekti “Lungomare 2”, Kryebashkiaku Leli: Ritëm i kënaqshëm punimesh, për ta bërë sa më shpejt të prekshëm, këtë investim

Pavarësisht situatës së pazakontë të krijuar nga përhapja e COVID-19, në Vlorë po vazhdojnë punimet për zbatimin e projekteve të financuara nga Qeveria Shqiptare, donatorë të ndryshëm dhe Bashkia dhe që po e transformojnë tërësisht këtë qytet, në funksion të turizmit.

18:50
Prej disa ditësh të bllokuar në doganë, merr zgjidhje problemi i 27 emigrantëve në Kapshticë

Prej disa ditësh 27 emigrantë në Kapshticë mbetën të bllokuar për shkak se pala shqiptare nuk i lejonte të kalonin në kufij në kuadër të masave kundër përhapjes së Covid-19.

18:36
Funksionojnë kundër CoVid-19? SHBA blen 30 milionë doza të ilaçit kundër malaries, vjen reagimi i parë nga Trump

Megjithëse nuk ka asnjë kërkim shkencor që tregon efektivitetin e tij, Presidenti Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara kanë blerë pothuajse 30 milion doza hidroksilklorinë për trajtimin e COVID-19.

18:25
Koronavirus, Itali/ Statistikat e 24 orëve të fundit, numri më i ulët i të prekurve që nga 10 marsi

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 17127, që do të thotë janë 604 viktima në 24 orët e fundit.

18:25
Po ndodh për të katërtën ditë radhazi, ja pse Austria po mendon të lirojë masat kundër CoVid-19

AUSTRI- Në Austri, ndryshe nga shumë vende të Evropës për të katërtën ditë radhazi, numri i personave të prekur nga CoVid-19 është më i ulët sesa numri i të shëruarve.

18:21
Amber ndryshe nga të gjithë në karantinë! (FOTO)

Ndërkohë që shumica e njerëzve kanë shtuar në peshë në karantinë, pavarësisht stërvitjes në kushte izolimi, Amber Turner nuk ka shkuar me rrymën.

18:14
Vijojnë pakot me ushqime për të moshuarit e vetmuar në Njësinë 6

Veliaj: “Qytetarët të qëndrojnë brenda banesave, çdo ditë ndihmohen 11500 familje”.

18:05
Ruajtja e distancës/ Bashkia Mat me zgjidhje perfekte

Bashkia Mat ka vendosur që të vendosë rrathë të verdhë nëpër vendet më të frekuentuara në qytet në mënyrë që qytetarët të ruajnë distancën.

18:01
Ndodh pas 10 vitesh përpjekje, mungesa e vizitorëve në kopshtin zoologjik bën që pandat të çiftëzohen në mënyrë natyrale

Pandemia e koronavirusit i ka dhënë një çifti pandash në Hong Kong kohë të mjaftueshme për të kryer çiftëzim.

18:00
Gjermania sheshon kurbën, shënon ditën e dytë me më pak se 4000 infeksione të reja

Gjermania i ka shtuar sot më pak se 4000 raste të reja me koronavirus shifrës totale për të dytën ditë radhazi, në një sinjalizim premtues se ka kaluar kulmin e epidemisë.

17:39
1 miliard euro dëme, La Liga mendon rinisjen e lojës

Kampionati spanjoll i futbollit mund të rinisë në më pak se 2 muaj, pavarësisht emergjencës që po kalon vendi iberik nga pandemia, me dhjetëra viktima çdo ditë.

17:39
Në Shqipëri kryhen pak teste? Reagon Komiteti Teknik i Ekspertëve: Ja si veprohet

Akuzat e herë pas hershme të ngritura nga opozita të cilët pretendojnë se në Shqipëri po kryhen shumë pak testime për CoVid-19, ka bërë që Komiteti Teknik i Ekspertëve të dalë në një deklaratë për mediat ku sqaron edhe procedurat e testimit.

17:38
Rekord vdekjesh në Britani/ 347 viktima më shumë se dje

Britani ka publikuar shifrat e 24 orëve të fundit në lidhje me Koronavirusin. Zyrtarët kanë konfirmuar që ka qenë dita më e zezë në ishull me 786 vdekje në ditën e fundit.

17:35
Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me CoVid-19 në Greqi

GREQI- Në shtetin fqinj janë konfirmuar 77 raste persona të tjerë të prekur nga CoVid-19.

17:33
Këshilltarja bashkiake thotë se Boris Johnson ‘e meriton plotësisht’ sëmundjen e koronavirusit

Sheila Oakes, anëtare e këshillit të qytezës Heanor në Derbyshire të Anglisë, ka bërë koment skandaloz në lidhje me gjendjen shëndetësore të kryeministrit britanik, Boris Johnson, i cili po vuan nga koronavirusi dhe ndodhet nën kujdes intensiv.

17:32
Sulmuesi i Kombëtares, Llullaku rrëfen ligën bjelloruse

Bjellorusia është mes vendeve që ka zgjedhur të mos ndalë futbollin pavarësisht emergjencës globale për koronavirusin, madje presidenti Llukashenko refuzoi të vendosë karantinën duke udhëzuar qytetarët të pinë vodka si kurën më të mirë.

17:27
Ndihmë në kohë pandemie, një nga Franca dhe tjetra nga Spanja/ Vajzat që zgjodhën të kontribuojnë në Shqipëri

Në këtë kohë pandemie ku kryefjala është mbrojtja nga virusi duke u vetëizoluar, është vlerësuar shumë nisma origjinale e kujtdo që ka mundësinë të ndihmojë me pako ushqimore apo shërbime të ndryshme për atë kategori njerëzish që nuk duhet të dalin në mbrojtje të shëndetit të tyre.

17:24
Bora Zemani nuk duron dot më, “i kthehet” plazhit (FOTO)

Bora Zemani nuk ka duruar dot më! Pasi hapi një llogari në “TikTok” për të postuar video argëtuese, moderatorja bukuroshe gjeti diçka tjetër për të “vrarë”rutinën në karantinë.

17:19
Kaloi natën nën kujdes intensiv, ja si është gjendja e Boris Jonson

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson pasi kaloi natën në kujdesin intensiv duke u trajtuar për koronavirus është “në gjendje të mirë”, janë shprehur zyrtarët britanik.

17:11
Shëndetësia ne kolaps për shkak të Covid-19, qytetarët e New York protestojnë me tenxhere në ballkon

SHBA- Qytetarët e Nju Jork-ut në lagjen e Bronx-Pehlam Bay Park kanë organizuar një protestë të veçantë me enë kuzhine nëpër dritaret e ballkonit.

17:11
Rusia akuzon adminsitratën Trump për agresion në hapësirë

Agjencia hapësinore ruse Roscosmos ka akuzuar së fundmi presidentin amerikan Donald Trump për “plane agresive të kapjes së planeteve.”

17:08
Karantina e Son/ Stërvitje brutale dhe ekspozim ndaj gazit lotsjellës (Foto)

Në Korenë e Jugut të gjithë meshkujt janë të detyruar të bëjnë 21 muaj shërbim ushtarak, por sulmuesi i Tottenhamit, Son Hueng-Min ia hodhi paq, pasi shënoi golin që i dha vendit medaljen e arit në Lojërat Aziatike në vitin 2018.

17:02
1462 të infektuar dhe 45 viktima nga Covid-19/ Qyteti ukrainas bën gati 600 varre, ndizen polemikat

Zyrtarët në qytetin ukrainas Dnipro, kanë ndezur polemika në opinionin publik pasi kanë bërë gati më shumë se 600 varre për viktimat e koronavirusit, para se këto të fundit të regjistrohen.

16:58
SHBA 30 mijë teste për Shqipërinë, Rama i përgjigjet Bashës: PD i’a fut kot

Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Shqipërisë 30 mijë teste të COVID, duke thënë se kjo gjë e lumturon shumë.

16:53
Pogradec/ Njerëzit në karantinë, arinjtë ‘gjigantë’ dalin shëtitje

Koronavirusi i ka mbyllur njerëzit nëpër shtëpia prej thuajse 1 muaji. Teksa të gjithë janë në shtëpia dhe lëvizja është e kufizuar kafshët kanë fituar një liri shumë të madhe.

16:49
Belgjika blen pjesëmarrjen në programin e gjuajtësve amerikanë F-35

Prodhuesit amerikane Lockheed Martin, kanë pranuar një kontratë prej 23 milionë dollarë për integrimin e qeverisë së Belgjikës në ndërtimin e avionëve luftarakë F-35 Lightning II.

16:47
“Më mirë të kisha marrë dy plumba, kam parë tmerr”, flet shqiptari i prekur nga CoVid-19 në Itali: Rama të bëhet mbret…

ITALI- Një shqiptarë i prekur nga Covid-19 në Itali ka regjistruar një video ku tregon simptomat që po kalon nga virusi vdekjeprurës.

16:45
Gjermania vs Covid 19/ “Rekruton” Fitbits e orat Smart

Qendra gjermane për kontrollin e sëmundjeve, i kërkoi të martën personave me ora smart dhe aplikacione fitnesi, të ndajnë të dhënat e tyre për të ndihmuar në monitorimin e përhapjes së koronavirusit.

16:36
Kriza e Covid 19, ja paketat stimuluese në botë

Koronavirusi ka ndezur një krizë globale të shëndetit publik, por edhe një krizë ekonomike dhe sociale.

16:36
Ish-e dashura e Malumës, tani partnerja e Neymar Jr: Kur më ftojnë në seks tresh…

Natalia Barulich u bë tepër e famshme pas lidhjes me Malumën, e cila përfundoi për shkak se modelja 28 vjeçare e tradhëtoi atë me yllin e PSG, Neymar Jr, sipas thashethemeve.

16:27
Zgjidhja e Bashkisë së Tiranës për tregjet pushton faqet e para të New York Times dhe Washington Post

Gazetat më të mëdha dhe agjencitë më të njohura ndërkombëtare të lajmeve i kanë bërë jehonë zgjidhjes që Tirana i ka dhënë tregjeve publike për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

16:22
Teksa fiksohemi te koronavirusi, Toka shkon drejt një katastrofe akoma më të keqe

Në pika të caktuara të jetës së planetit tonë, rritja e nivelit të dyoksidit të karbonit në atmosferë ka shkaktuar ngrohje eksteme globale, prej të cilës shumica e specieve të tokës janë zhdukur.

16:14
Olen Çezari, Inva Mula dhe Genc Tukiçi, performojnë “Himnin e jetës”

Në emisionin “Shqipëria Live, drejtuar nga dyshja e moderatorëve, Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishin të ftuar me anë të një lidhjeje në “Skype” artistët Olen Çezari, Inva Mula dhe Genc Tukiçi.

16:11
Maqedoni e Veriut, 5 viktima nga koronavirusi dhe 26 raste të reja në 24 orë

Katër pacientë me koronavirus kanë ndërruar jetë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup, një 52-vjeçar nga Kumanova, një pacient 65 vjeç nga Labunishta-Strugë, një grua 62-vjeçare nga fshati Çellopek i Tetovës dhe një grua 81-vjeçare nga Shtipi.

16:04
Pamje të rënda/ Spitali në Francë, ja çfarë ndodh në repartet “Covid”

Rajoni Ille de France, në Francë, është një nga më të goditurit nga pandemia e koronavirusit me njësitë e kujdesit intensiv, në spitalet e tij, në zemër të betejës.

15:53
“Mirënjohje SHBA”/ Basha mesazh falënderimi për personelin shëndetësor: Bashkë do ta fitojmë këtë betejë!

Në Ditën Botërore të Shëndetësisë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një postimi në rrjete sociale vjen me një mesazh mirënjohje për bluzat e bardha, të cilat në këto momente janë në vijë e parë të luftës dhe po përballen me pandeminë Covid-19.

15:47
Videoja që po çmend rrjetin! Çifti shqiptar në Belgjikë e “djeg” me vallen e “Kukësit”

Brihans dhe Ana Gjini, prej vitesh jetojnë në Belgjikë. Mirëpo, edhe pse larg vendlindjes ata i mbajnë ende gjallë traditat shqiptare.

15:42
Japonia shpall gjendjen e emergjencës pa bllokadë, koronavirusi nxit qeverinë të nisë paketën financiare të ndihmës $1 mld

Japonia ka shpallur gjendjen e emergjencës në Tokio pas përshkallëzimit të gjendjes së infektimve në te gjashtë rajonet.

15:39
Dita Botërore e Shëndetit/ Pamje nga puna e mjekëve të infektivit, Manastirliu: Mirënjohje për sakrificën tuaj

Në Ditën Botërore të Shëndetit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka vlerësuar mjekët, infermierët dhe të gjithë punonjësit e shëndetësisë, në përballjen me COVID19.

15:35
Drejtësia është pezulluar / Në gjykatë zhvillohen vetëm proceset urgjente

Mbas këtyre dyerve po zhvillohet procesi me kërkues Izet Haxhinë i cili në situatën e pandemisë Covid-19 kërkon të shkojë në shtëpi e për rrjedhim ti ndryshojë masa e sigurisë.

15:35
COVID-19/ Rrëfehet vëllai i Pëllumb Piperos: Kur fola me të kishte thuajse tre ditë pa fjetur

Në emisionin “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi ishte i ftuar Eduard Pipero, vëllai i mjekut Pëllumb Pipero, i cili prej vitesh jeton në Gjermani.

15:21
Masat e distancimit fizik/ Rritet ndërgjegjësimi për të qëndruar larg njëri tjetrit

Krahas bërjes së pazareve ditore, marrja e shërbimeve të ndryshme nga qytetarë është një nga arsyet përse ata dalin nga shtëpitë e tyre.

15:19
“PD ia fut kot. Pikë”/ Shtimi i testimeve, Rama i kundërpërgjigjet opozitës

Pas kërkesës së opozitës, e cila konsiston në kryerjen e sa më shumë testeve ndaj Covid-19 në vend, ka reaguar kryeministri Edi Rama.