Ditën e nesërme (29.09.2020) në Dhomat e SpecialiUara të Kosovës në Hagë pritet të mbahet paraqitja e parë e Nasim Haradinajt.

Kujtojmë që Haradinaj u arrestua me 25 shtator në Kosovë teksa po shkonte në zyrat e një televizioni kosovar.

Haradinaj dyshohet për veprat penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

DHSK-ja njofton se kjo seancë publike mund të ndiqet edhe në internet. Seanca publike pritet të fillojë në orën 15:00.

 

Top Channel