“Shiko kush LUAN” nën autorësinë dhe drejtimin e Luana Vjollcës është rikthyer në sezonin e katërt sërish me rekorde shikueshmërie.

Episodi i të shtunës ka grumbulluar më shumë se gjysmë milionë klikime për 24 orë në Youtube.

Të ftuar në super spektaklin e mbrëmjes së 26 Shtatorit ishin Lori Hoxha, Adrola Dushi, Xhesika Berberi, Emina Cunmulaj, Arbër Hajdari, Mozzik, Kida, Elita Ziberi dhe Arif Ziberi (Elita 5).

“Shiko kush LUAN” erdhi këtë sezon plot energji me lojëra e rubrika të reja, përfshirë dhe një kamerë të fshehtë.

Kapitenë të dy skuadrave janë sërish Florjan Binaj dhe Rezart Veleshnja, e ndërkohë këngëtare vazhdon të jetë Fifi. Sezoni i ri sapo ka nisur, dhe shumë surpriza të tjera pritet të zbulohen në puntatat e ardhshme.

Top Channel