Tirana është skuadra e vetme e kampionatit shqiptar që vazhdon ende të jetë pjesë e Kupave të Europës.

Më 1 tetor 25 herë kampionët e vendit do të luajnë përball 3 here rradhazi, kampionëve të Zvicrës Young Boys. Po çfarë është kjo skuadër, dhe si janë shanset e bardhebluve përballë kampionëve helvet. Arjan Peço trajneri i rivalëve më të mëdhenj të Young Boys, Baselit U21, në një intervistë për Top Channel tregon më shumë për ta.

“Young Boys është një ndër skuadrat më të mira zviceranë për momentin, Ata patën meritën të thyenin hegjemoninë e Bazelit dhe kujtojmë që Bazeli dominoi kampionatin zviceran nga viti 2010 deri në vitin 2017 duke fituar 8 tituj rradhazi dhe Young Boys e thyen këtë ecuri. Ata janë një skuadër shumë fizike dhe luajnë futboll të thjeshtë, por edhe pse janë skuadër kaq e mirë në Zvicër në Europë nuk kanë bërë mirë”, shprehet Peço.

Tufa: Fakti që nuk kanë bërë mirë në Europë nuk është se e bën këtë ekip të thjeshtë për Tiranën, apo jo?

Peço: Sigurisht që jo. Tirana ka disavantazhin që nuk po luan atje dhe kjo për shkak të situatës që kam lexuar edhe nëpër media ndërkohë që Young Boys pothuajse nuk e kanë ndërprerë fare kampionatin që nga koha kur rifilloi pas pandemisë. Kështu që Tiranës i mungon ritmi i lojës dhe kjo është diçka shumë e rëndësishme në futboll

Tufa: Në Tiranë përmendin shumë faktin e fushës me bar sintetik që ka fusha e stadiumit ku do të luhet ndeshja. Sa ndikon kjo në aspektin teknik mes një skuadre që është e mësuar me ato kushte dhe një skuadre që luan për herë të parë?

Peço:Ky është një avantazh shumë i madh për Young Boys sepse ata aty stërviten, aty luajnë dhe e njohin shumë mirë atë terren. Për këtë gjë kritikohen shpesh edhe në kampionatin zviceran se edhe këtu krahasuar me skuadrat e tjera janë në avantazh. Aq më tepër që në fushën e tyre është njëlloj bari shumë special dhe shumë i shpejtë, çdo gjë në një fushë të tillë llogaritet ndryshe si mënyra e lojës si veprimet e lojtarëve. Tiranës do t’i duhet kohë sa të mësohet dhe ky do të jetë një disavantazh për ta.

Tufa: Nëse do t’ju kërkohej një këshillë për Tiranën në këtë ndeshje?

Peço: Tirana duhet të bëjë shumë kujdes për mendimin tim në këtë ndeshje tek sulmuesi kryesor Encame që është dhe golashënuesi më i mirë i Ligës Zvicerane. Gjithashtu nga krahët Young Boys ka dy lojtarë të spikatur si Fastnat dhe Ngamele, lojtar shumë të shpejtë dhe të fuqishëm dhe duke patur parasysh goditjet standarde shumë të mira nga Miralem Sulejmani këto janë armët që Young Boys i përdor çdo ndeshje. Kanë gjithashtu një mbrojtje të fuqishme por disi statike. Tirana për mendimin tim duhet të bëj lojën e saj teknike.

 

Top Channel