Dhurata e Princit George/ Malta: Na ritkheni dhëmbin

28/09/2020 19:18

Malta kërkon që ti rikthehet dhëmbi prehistorik që iu dha si dhuratë princit George të Britanisë nga natyralisti David Attenborough, duke thënë se fosili duhet ekspozuar në një muze në ishullin ku është zbuluar.

Pallati i Kensingtonit, foli për dhuratën të shtunën duke nënvizuar se dhëmbi gjigand i ishte dhënë princit shtatë vjecar nga Attenborough që mori pjesë në një transmetim privat të dokumentarit më të fundit të tij mbi natyrën, me anëtarët e familjes mbretërore. Attenborough e gjeti fosilin gjatë pushimeve familjare në Maltë, në fund të viteve 1960, tha pallati. Ai mendohet se është rreth 23 milionë vjeçar. Por, ministri maltez i kulturës, Jose Herrera, tha se dhëmbi duhej të qëndronte në një muze lokal dhe premtoi se do të përpiqet ta kthejë atë pas.

“Ka disa artefakte të rëndësishme për trashëgiminë natyrore të Maltës dhe që kanë përfunduar jashtë vendit, por që meritojnë të kthehen”, tha Herrera pa dhënë shumë detaje se si ai kishte ndër mend ta kthente fosilin në Maltë. Dhëmbi dikur i përkiste një megalodoni, një specie e zhdukur peshkaqeni gjigand që mund të rritej deri në 16 metra.

Malta ndërkohë, ka qenë koloni britanike deri në 1964.

Top Channel