Një diamant në formë ovale, pa të meta, 102 karatësh, do të dalë në ankand më 5 tetor, në Hong Kong.

Shtëpia e ankandeve Sotheby’s, nuk ka dhënë një cmim fillestar për gurin në formë veze prej ekzaktësisht 102.39 karatësh, që ka edhe cilësinë më të lartë të ngjyrës për një diamant të bardhë dhe është klasifikuar i tipit IIA për pastërtinë kimike dhe transparencën e jashtëzakonshme. Sipas drejtuesve të Sotheby’s, shtëpia e ankandeve po lejon që tregu të vendosë për vlerën e diamantit. Historikisht, diamante të këtij kalibri dhe këtyre përmasave, janë shitur nga 11 deri në 33 milionë dollarë.

Vetëm shtatë diamantë të tjerë të bardhë, më shumë se 100 karatë, dhe me cilësi të ngjashme, kanë dalë në ankand, pesë prej tyre tek sotheby’s.

Në nëntor 2017, diamanti më i madh i prezantuar ndonjëherë në një ankand, më shumë se 163.41 karatë, u shit në gjenevë për më shumë se 33.8 milionë dollarë, një rekord global në këtë kategori. Por ai nuk është rekordi i kohërave. Në prill 2017, diamanti rozë, gjigand, u shit për 71.2 milionë dollarë në një ankand të sotheby’s po në hong kong.

Top Channel