Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ndodhet në Berlin, ku po zhvillon një vizitë dy ditore zyrtare.

Gjatë qëndrimit atje, Cakaj zhvilloi një takim me Kryetarin e Komisionit për Çështjet Evropiane të Bundestagut, z. Gunther Krichbaum.

Në një reagim në facebook, Kryediplomati Cakaj, bëri me dije se gjatë takimit e informoi hollësisht Krichbaum mbi përparimin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të nevojshme para mbajtjes së Konferencës së Parë ndër-Qeveritare, duke përfshirë reformën zgjedhore, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, deri te ngritja e SPAK-ut dhe BKH-së.

Më tej, bashkëbiseduesit ndanë të njëjtën pikëpamje lidhur me rëndësinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor.

“Presidenca Gjermane e Këshillit duhet t’i japë shtysë të fortë procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe se dialogu mes Kosovës e Serbisë nuk duhet të përfundojë me asgjë më pak se njohja e ndërsjellë.” – theksoi Cakaj në reagim.

Top Channel