Trazira në Belfast pas sulmit me thikë, akte dhune ksenofobike përfshijnë edhe qytete të tjera të Britanisë Izraeli ka shkatërruar më shumë se 500 struktura në Bregun Perëndimor të okupuar dhe Rripin e Gazës këtë vit, sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, zyra e OKB-së tha se 506 ndërtesa u rrafshuan nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor me pretekstin e mungesës së lejes së ndërtimit. Sipas deklaratës, në total 134 struktura u shembën në Kudsin Lindor.
OCHA tha se forcat izraelite rrëzuan 22 ndërtesa gjatë dy javëve të fundit, duke shkaktuar zhvendosjen e 50 palestinezëve dhe duke shkaktuar dëme tek rreth 200 të tjerë.
Sipas zyrës së OKB-së, tetë rrënime nga 12 në Kudsin Lindor u kryen nga vetë pronarët për të shmangur gjobat dhe tarifat e vendosura nga autoritetet izraelite.
Dhjetë strukturat e tjera të shkatërruara ishin në Zonën C, e cila zë rreth 60 për qind të territorit të Bregut Perëndimor.
Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor, gjatë luftës në Lindjen e Mesme të vitit 1967. Izraeli justifikon prishjen e shtëpive palestineze se nuk posedojnë lejet e ndërtimit, pavarësisht nga fakti se Izraeli nuk u jep leje të tilla palestinezëve.
Top Channel