“PërPuthen”/ “Dhe mullari i kashtës u dogj dhe lopa mbeti pa ngrënë”! Plas debati mes Teas dhe Shqipes

28/09/2020 19:19

Shqipja dhe Tea duket se nuk po kalojnë momente “paqeje” mes tyre. Shqipja ka postuar një foto ku shfaqet me Tean dhe ka shkruar, “dhe mullari i kashtës u dogj dhe lopa mbeti pa ngrënë”.

Këtë shprehje, Tea e ka perceptuar si një sulm nga Shqipja, ndërsa kjo e fundit nuk ndan të njëjtin mendim. Shqipja tha se në asnjë moment nuk ka pasur në mesazhin e saj ndonjë konotacion negativ, por ato fjalë i ka përdorur thjesht si shprehje, por fjalët e thëna nga Shqipja, nuk bindën shumë Tean dhe konkurrentët e tjerë, të cilët nisën ta sulmonin. Në mbrojtje Shqipes, iu vendos analisti Arjan Konomi, i cili tha se Shqipja sulmohet nga fansat dhe diçka e tillë vijon dhe në studio nga konkurrentët, e këtë ai e quajti të “turpshme”.

Teksa ishim në këtë pjesë, një debat i ri u rikthye në vëmendje. Në javën që lamë pas Tea pretendon se Shqipja e ka ofenduar në prapa skenë, bashkë me të në atë momente kanë qenë edhe vajzat e tjera të panelit, Fjorela dhe Ana, të cilat sipas Teas mund ta vërtetojnë atë që ajo po thotë.

Shqipja: Sapo i thashë, Tea më vjen keq nëse e ke marrë për keq, por nuk ishte e qëllimshme, absolutisht jo njëherë.

Tea: E kam ripostuar kam bërë gabim që kam komentuar diçka të tillë për Shqipen që është pozitive. Pse me mua në krye, sepse e kam quajtur Shqipen kombin e zjarrit.

Shqipja: Vetëm për atë se kam bërë, më vjen keq që je ofenduar, nuk kam se përse të kërkoj falje për diçka që e kam thënë pa të keq.

Tea: Unë nuk dua falje nga ty, ty të faltë zoti. Ata që ka folur Shqipja në prapaskenë për mua. Shqipja është tip negativ kundrejt meje, nuk e di çfarë ka, ndoshta është xheloze. Edhe unë kam thënë të premten që ato që ka thotë Shqipja për mua në prapaskenë s’ka rëndësi. Një person që është kontradiktore me veten e saj nuk bën sens, edhe mendimi i saj për mua nuk bën asgjë. Shqipja ka thënë diçka negative për mua, e nisi me pjesën negative nga publiku dhe nisi të thotë që edhe Tean e kanë sharë.

Shqipja: I thashë për Fjorelën ka edhe komente negative, tek tuk edhe për Tean. Më tha Tea t’i më urren Shqipja. I thashë nëse unë do të urreja t’i do ta merrje vesh? Ajo tha duke u tundur shaka. I thashë shakaja është gjysma e së vërtetës, më tha po.

Top Channel