Armeni-Azerbajxhan: Çfarë qëndron prapa konfliktit për rajonin e Nagorno-Karabakh?

28/09/2020 17:12

Edhe një herë tjetër lufta ka shpërthyer me Armenisë dhe Azerbajxhanit, dy vende të ish Bashkimit Sovjetik.

Në qendër të këtij konflikti është rajoni Nagorno-Karabakh. Ai njihet si pjesë e Azerbajxhanit, por kontrollohet nga Armenët.

Shtetet zhvilluan një luftë të përgjakshme në vitet 1980 dhe 1990. Megjithëse ato deklaruan një armëpushim ato kurrë nuk arritën një marrëveshje paqeje.

Nagorno-Karabakh është pjesë e Azerbajxhanit por popullsia e tij është kryesisht armene. Kur bashkimi Sovietik kapitulloi në 1980 rajoni votoi që të bëhej pjesë e Armenisë, duke nisur kështu një luftë që ndaloi vetëm me një armë pushim në 1994.

Që atëherë rajoni Nagorno-Karabakh mbeti si pjesë e Azerbajxhanit, por i kontrolluar nga forcat separatiste etnike armene e mbështetura nga Qeveria armene.

Negociatat që vazhduan për dekada me radhë, të ndërmjetësuara nga fuqitë ndërkombëtare, nuk u finalizuan kurrë më një marrëveshje paqeje.

Armenia është një vend me popullsi në masë të madhe të krishterë, kurse Azerbajxhani i pasur në naftë ka popullsi dominuese myslimane.

Ndërkohë Turqia ka marrëdhënie të ngushta me Azerbajxhanin, kurse Rusia është aleate me Armeninë, megjithëse ka marrëdhënie të mira dhe me Azerbajxhanin.

Malet Kaukaziane kanë një rëndësi të madhe strategjike në rajonin e Europës Juglindore.

Për shekuj me radhë, fuqi të ndryshme në rajon, si të krishtera ashtu edhe myslimane, kanë luftuar për të pasur kontroll atje.

Armenia dhe Azerbajxhani i sotëm u bënë pjesë e Bashkimit Sovjetik kur u formua në vitet 1920.

Nagorno-Karabakh ishte një rajon me shumicë etnike armene, por sovietikët i dhanë kontrollin e zonës autoriteteve të Azerbajxhanit.

Armenët në rajonin e Nagorno-Karabakh bënë disa herë disa thirrje për tu transferuar nën kontrollin e qeverisë Armene.

Por vetëm kur Bashkimi Sovietik filloi të binte në vitet 1980 kur parlamenti rajonal i Nagorno-Karabak votoi zyrtarisht të bëhej pjesë e Armenisë.

Azerbajxhani u përpoq të shtypte lëvizjen separatiste por Armenia e ndaloi atë.

Kjo çoi në përplasje etnike, dhe pasi Armenia dhe Azerbajxhani deklaruan pavarësinë nga Moska, situata precipitoi në një luftë të vërtetë.

Dhjetëra mijëra njerëz vdiqën dhe deri në një milion u zhvendosën mes operacioneve të spastrimit etnik dhe masakrave të kryera nga të dy palët.

Forcat armene morën kontrollin e Nago-Karabakut para se të shpallej një armëpushim i ndërmjetësuar nga Rusia në vitin 1994. Pas kësaj marrëveshje, Nago-Karabaku mbeti pjesë e Azerbajxhanit, por që nga ajo kohë qeveriset kryesisht nga një republikë separatiste, e vetëdeklaruar, e drejtuar nga Armenët dhe të mbështetur nga qeveria armene.

Bisedimet e paqes janë zhvilluar që atëherë me ndërmjetësimin e OSBE – një organ i ngritur në 1992 dhe kryesuar nga Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara.

Por deri më tani një traktat paqeje nuk është nënshkruar. Përplasjet kanë vazhduar gjatë tre dekadave të fundit, me shpërthimin e fundit serioz në 2016, kur dhjetëra trupa nga të dy palët vdiqën.

Por konflikti ndërlikohet më tej edhe nga gjeopolitika. Shteti anëtar i NATO-s, Turqia ishte kombi i parë që njohu pavarësinë e Azerbajxhanit në 1991.

Ish Presidenti i Azerbajxhanit Heydar Aliyev një herë i përshkroi të dy si “një komb me dy shtete”.

Të dy ndajnë një kulturë dhe popullsi turke dhe Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka premtuar mbështetjen e kombit të tij për Azerbajxhanin.

Për më tepër, Turqia nuk ka marrëdhënie zyrtare me Armeninë. Në 1993 Turqia mbylli kufirin e saj me Armeninë në mbështetje të Azerbajxhanit gjatë luftës për Nago-Karabakun.

Megjithatë presidenti Vladimir Putin, ka gjithashtu marrëdhënie të mira me Azerbajxhanin dhe prandaj Moska ka bërë thirrje për një armëpushim.

Në vitin 2018 Armenia iu nënshtrua një revolucioni paqësor, duke larguar nga pushteti sundimtarin prej një kohe të gjatë Serzh Sargysan.

Udhëheqësi i protestës, Nikol Pashinyan u bë kryeministër pas zgjedhjeve të lira atë vit.

Pashinyan u pajtua me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliev për të de-përshkallëzuar tensionet dhe për të ngritur linjën e parë të nxehtë ushtarake midis dy vendeve.

Në vitin 2019, të dy kombet lëshuan një deklaratë duke deklaruar nevojën për “marrjen e masave konkrete për të përgatitur popullatat për paqe”.

Megjithatë akoma, asgjë nuk ka dalë nga ato fjalë. Është e paqartë se cilat nga vendet filluan dhunën e fundit, por tensionet kanë qenë të larta për muaj, pasi përplasjet në korrik lanë viktima në të dy palët./BBC/

Merita Hoxha 

Top Channel